SIRI- 22 persona, 13 prej të cilëve fëmijë dhe 3 gra, kanë mbetur të vdekur gjatë një bombardimi të Aviacionit të Damaskut në qytetezën Nasib, në provincën siriane të Daraa-s. Ky lajm bëhet me dije nga Observatori Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut në Siri, ndërkohë që sulme të tjera janë shënuar dhe në vende të tjera të Daraa-s.
Por një video amatore e publikuar online tregon rebelët sirianë që i përkasin lëvizjes Hazm, ndërsa godasin me predhë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Aleppos, për të shkatërruar dy avionë ushtarakë që i përkasin regjimit të Presidentit Bashar al-Assad.
Sulmi i realizuar nga një antitank TOW shkatërron dy avionët që shihen nën flakë pas shpërthimeve. Sipas Observatorit Britanik të të Drejtave të Njeriut në Siri, qeveria siriane ka intensifikuar sulmet gjatë ditëve të fundit, duke realizuar më shumë se 200 predha ajrore në 3 ditë. Sipas tyre kjo për të shkatërruar grupet e rebelëve para se të marrin trajnimin e premtuar nga Shtete e bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com