/ATSH-AFP/ - Fronti Al Nosra, degëzim sirian i Al Kaedës, morri sot nën kontroll një bazë të rëndësishme të ushtrisë në provincën e Idlib-it (veriperëndim) pas një ofensive që zgjati 24 orë, njoftoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
Ky grup ka arritur gjithashtu të marrë pika kontrolli dhe pozicione përreth dhe brenda bazës së "Wadi al Deif", në qytetin Maaret al Naamane, theksoi OSDH-ja që bazohet në një rrjet të gjerë burimesh mjekësore dhe agjentësh në terren.
Kjo fitore, e arritur me ndihmën e brigadës islamike, Jound Al Aqsa, i mundëson Frontit Al Nosra që të kontrollojë një pjesë të gjerë të provincës Idlib, në kufij me Turqinë.
Provinca Idlib është një nga rajonet e para të marra nga rebelët pas fillimit të revoltës në vitin 2011 kundër regjimit të Bachar al Assad-it.
/Shqiptarja.com