Në ditën e katërt të sulmeve amerikane kundër shtetit islamik të ISIS, janë shkatërruar plotësisht 4 tanke, ndërsa një tjetër është dëmtuar. Pentagoni thotë se janë kryer edhe 7 sulme të tjera në disa pozicione në Irak, përfshirë dhe një në periferi të Bagdadit.
Sulmet u kryen me anë të luftëtarëve dhe avionëve të pilotuar në distancë. Sulmet e fundit kishin vënë në shënjestër rafineritë e naftës me qëllim reduktimin e burimeve financiare të ISIS, pasi mendohej që grupi militant fitonte rreth 2 milionë dollarë në ditë nga shitja e naftës. Qeveria daneze thotë se po dërgon 7 avionë lufatraëk F-16 të bashkohen me operacionet anti-ISIS, por vetëm në Irak.
Ndërsa parlamenti britanik pritet të votojë sot kryerjen e sulmeve të mundshme ajrore në Irak. Këtë javë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë detyruese për shtetet anëtare që ndalon shtetasit e tyre t’iu bashkohen xhihadistëve në Irak dhe Siri. Shteti islamik i Irakut dhe Levantit kontrollon shumë zona në Sirinë verilindore dhe në fillim të këtij viti ka konfiskuar edhe territore të tjera në Irakun fqinj, përfshirë edhe kryeqytetin Mosul.
Pas sulmeve ajrore që nisën që nga mesi i muajit gusht, ekstremistët kanë prerë kokat e 3 pengjeve perëdnimore. Më herët, shefi i anti-terrorit në Bashkimin Europian tha se grupit të luftëtarëve të ISIS i janë bashkuar rreth 3 mijë europianë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO