Siri- Në ditët pas rënies së regjimit të Bashar al Assadit dhe ikjes së të gjithë klanit të tij familjar, milicia siriane e grupimit Hay’at Tahrir al-Sham HTS, zbuluan depo droge, në veçanti Captagon (lënda psikotrope sintetike më në modë tek përdoruesit, ose e quajtur ndryshe “droga e luftës”), më e përhapur në Lindjen e Mesme.
Edhe në vilën e vëllait të Bashar al-Assad, Maher al-Assad, dhoma në katin e parë përdorej si laborator për prodhimin e drogës. Në vilë u gjetën fuçi me lëndë të parë dhe shumë makineri.
Për regjimin burimi kryesor i të ardhurave ishte trafiku i drogës dhe Sira ishte në fakt një narko-shtet. Rrjeti i prodhimit dhe kontrabandës së drogës i udhëhequr nga Maher al-Assad, dërgoi shumicën e substancave të prodhuara në Siri në botë nëpërmjet Libanit, informon "La Repubblica".
Pamjet tregojnë magazinën e madhe, sasitë e mëdha të fuçive, thasëve me lëndë të parë, pajisjeve dhe deri te aspirimi në ambiente, për të krijuar kushtet e favorshme dhe shmangur dëmtimet nga kimikatet.