Kjo është historia e pazakontë e një femre që ka vendosur t’u bashkohet SHBA-ve dhe aleatëve të saj në luftë kundër shtetit islam të Irakut dhe Levantit. 35-vjeçarja Mariam al Mansouri ka marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime, jo me armë në dorë, por duke pilotuar një prej avionëve luftarakë, duke u bërë kështu e para femër që ka drejtuar një avion F-16 gjatë sulmeve ajrore kundër grupit militant sunit, degë e Al Qaedës në Siri.

Siç duket, pilotja e re, nuk trembet aspak nga kërcënimet e ekstremistëve. “Në fillim nuk e prisja të më besonin këtë gjë, por me ndihmën e Zotit dhe me mbështetjen e autoriteteve dhe trajnerëve unë arrita të bëj realitet një ëndërr timen.” Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar javën e kaluar se Mansouri kishte udhëhequr një avion në sulmet kundër ISIS në Siri, duke shtuar se fakti se ajo është femër, nuk do të shtonte asnjë trajtim të veçantë.

“Si burrat, edhe gratë kanë të drejtë të punojnë në çdo fushë njëlloj, për aq kohë sa e bëjnë këtë me të njëjtën besnikëri, vendosmëri, këmbëngulje dhe edukimin me qëllim që t’i shërbejnë sa më mirë vendit”.

ISIS ka vetëshpallur prej muajsh ‘kalifatin islamik’ duke kapur territore të shumta në Siri dhe Irak. Kjo ka bërë që presidenti Barack Obama të hapë një luftë të re në Irak si dhe të veprojë në Siri për herë të parë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)