Shefi i Frontit Al Nosra, degëzim sirian i Al Kaedës, kërcënoi dje se do të zhvendosë betejën në Perëndim, pas sulmeve ajrore ndaj grupit Shteti Islamik (ISIS) dhe pikave kryesore të financimit, si rafineritë e naftës apo impiantet e gazit.
Sulmet ajrore kanë marrë nën shënjestër katër rafineri të madhësisë mesatare si dhe komandën qendrore të ISIS-it në veri të Raqa-s, sipas komandës amerikane të ngarkuar me Lindjen e Mesme.
Koalicioni që ka shënjestruar të paktën 12 rafineri nafte të grupit ekstremist ditët e fundit në lindje të sirisë, përpiqet të bllokojë krejtësisht të ardhurat që vijnë nga ari i zi për xhihadistët.
Duke i kërkuar popullsive amerikane dhe evropiane që t'i kundërvihen qeverive të tyre dhe duke i kërcënuar se do të zhvendosë luftën në vendet e tyre, shefi i Al Nosra, paralajmëroi dje Perëndimorët se "krerët tuaj nuk do të paguajnë vetëm çmimin e luftës, por edhe ju do ta paguani çmimin shtrenjtë".
SHBA-ja filloi më 8 gusht një fushatë me sulme ajrore në Irak që më pas e zgjeruan edhe në Siri me mbështetjen e disa vendeve arabe duke shënjestruar kryesisht pozicione të Al Nosra-s dhe ISIS-it.
ATSH
/Shqiptarja.com