DAMASK - Koalicioni antixhihadist i drejtuar nga SHBA-ja zgjeroi dje sulmet ajrore në Siri dhe në Irak, ku avionët britanikë zhvilluan misionet e tyre të para luftuese.
Sulmet ajrore, të zhvilluara nga SHBA-ja, Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Aranbe, goditën shtatë shënjestra në Siri dhe tre në Irak, njoftoi komandanti amerikan i ngakruar me Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore
Sulmet kryesisht shënjestruan rajonin sirian të Ain al Arab, ku një godinë e grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) dhe dy autoblinde u shkarërruan.
Pavarësishte këtyre sulmeve, xhihadistët e ISIS-it sulmuan me raketa qytetin kurd të Ain al Arab, duke shtyrë qindra banorë të strehoen në Turqi, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
"Predhat e lëshuara nga ISIS-i prej disa kodrave që janë larg vetëm tetë kilometra, kanë bër 12 të plagosur", njoftoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, duke theksuar se është hera e parë që raketat e ISIS-it prekin këtë qytet që prej ofensivës së lëshuar nga ky grupim kundër këtij rajoni më 16 shtator.
Përparimi i xhihadistëve drejt qytetit, që e kanë rethaur nga tre krahë, ka shtyrë mbi 160 mijë persona drejt Turqisë./ATSH/