BEJRUT, 29 shtator /ATSH-AFP/ - Xhihadistët e organizatës së Shtetit Islamik ndodhen sot pesë kilometra nga qyteti kurd Ain al-Arab në kufi me Turqinë, që prej ofensivës së grupit dy javë më parë, njoftoi një OJQ.
Avancimi i ISIS-it ndodh pavarësisht sulmeve të kryera nga koalicionin nën drejtimin e Uashingtonit në mbarë Sirinë kundër pozicioneve të grupit ekstremist.
"Ata ndodhen pesë kilometra në jug dhe juglindje të Kobanes (emri kurd i Ain al Arab), është distanca më e afërt e arritur ndonjëherë nga Shteti Islamik që prej 16 shtatorit", theksoi Rami Abdel Rahmane, drejtori i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Ai theksoi se raketat e Shtetit Islamik kishin prekur për herë të parë qendrën e qytetit të tretë kurd të Sirisë./
/ec/  a.jor.