Siri, përplasja midis ushtrisë së Asad-it dhe turqve po afron, Trump: Europa tani të merret me militantët e ISIS

Siri, përplasja midis ushtrisë së Asad-it dhe turqve po afron, Trump: Europa tani të merret me militantët e ISIS

Trupat e qeverisë siriane, gjatë natës kanë përparuar në Manbij dhe përgjatë një degëzimi të Eufratit në rrugën për në Kobane.

Sipas burimeve në Damask, marrëveshja e arritur dje me ndërmjetësimin e rusëve, parashikon që ushtria të rimarrë kazermat dhe pozicionet përgjatë kufirit me Turqinë të menaxhuar nga kurdët që nga fundi i 2012, kur forcat e Bashar al-Asadit ata u detyruan të tërhiqeshin në kaosin e luftës civile. 

Komandanti i Forcave Demokratike Siriane, Mazlum Kobani, tha se kurdët duhej të bënin "kompromisë të dhimbshëm me Moskën dhe Asadin", por "ne duhej të zgjidhnim midis një kompromisi dhe gjenocidit të popullit tonë, zgjodhëm këtë të fundit”.

Të krishterët-sirianë festuan dje për marrëveshjen me Asadin dhe kërkuan kthimin e ushtrisë sa më shpejt të jetë e mundur në qytetet ku ata jetojnë si pakicë. Në këtë fazë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani jashtë luftës, roli i Putin, i cili historikisht mban marrëdhënie të mira me Asadin dhe i cili prej disa kohësh tani ka filluar t'i afrohet Erdoganit, po bëhet gjithnjë e më vendimtar.

Ndërkohë, në anën tjetër të oqeanit, Presidenti Donald Trump ka si shqetësim menaxhimin e refugjatëve.

"Europa do duhet tani të merret me militantët e ISIS. Ne nuk do të merremi më me ta”, - ishte komenti i tij një ditë pas lajmit se qindra njerëz kanë ikur nga një kamp refugjatësh në Perëndim të Sirisë, ku kurdët, të angazhuar në frontin e luftës, nuk kontrollojnë më burgjet ku ndodhen terroristët e ISIS.

Për Australinë i vetmi që është përgjegjës për evazionin e militantëve të Shtetit Islamik të vetëquajtur (ISIS) nga burgjet e Sirisë veri-lindore është Turqia. Ministri i Jashtëm Australian, Marise Payne, në Parlament foli për një "situatë shumë të rrezikshme dhe në evolucion të shpejtë", duke theksuar se veprimi ushtarak turk "me siguri do të shkaktojë vuajtje të mëtejshme për civilët, duke çuar në një numër të madh të të shpërngulur dhe do të parandalojnë organizatat ndërkombëtare të arrijnë te njerëzit që kanë nevojë për ndihmë humanitare".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja