DAMASK, 26 shtator /ATSH-AFP/ - Koalicioni i drejtuar nga Uashingtoni zhvilloi sot sulme të reja ajrore në Siri kundër puseve të naftës që janë në duart e xhihadistëve, duke ndërprerë burimet e tyre kryesore të të ardhurave.
Njëkohësisht, Londra përgatitet të votojë për një pjesëmarrje në sulmet ajrore në Irak, ku SHBA-ja zhvillon sulme ajrore që prej një muaji kundër pozicioneve të grupit ekstremist ISIS.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sugjeroi gjithashtu se vendi i tij mund t'i bashkohet koalicionit ndërkombëtar ku objektivi është eleminimi i grupeve ekstremiste sunite përgjegjëse për masakrat në rajonet siriane dhe irakiane nën kontrollin e xhihadistëve.
Sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH), një OJQ që mbështetet në një rrjet të gjerë informatorësh, SHBA-ja dhe aleatët e saj arabë zhvilluan dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes sulme të reja kundër puseve të naftës që janë nën kontrollin e ISIS-it në provincën Deir Ezzor, në lindje të Sirisë./
/G.S/
/Shqiptarja.com