Të paktën 9 nxënës u vranë këtë të martë nga goditjet me raketa të Shtetit Islamik kundër një shkolle në qytetin Deir Ezzor, në lindje të Sirisë, ka njoftuar agjencia shtetërore siriane e lajmeve.
Bilanci prej 9 vajzash të vrara u konfirmua gjithashtu nga Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH). Sipas OSDH, edhe 20 të tjerë u plagosën, ku shumica ishin nxënës, në lagjen Hrabech, të kontrolluar nga regjimi.
Kjo province, javët e fundit ka qenë në shënjestër të bombardimeve të koalicionit ndërkombëtar, të zhvilluara nga SHBA-ja dhe Rusia, që kanë si objektiv aktivitetet e naftës që kontrollohen nga ISIS.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com