/ATSH-AFP/ - Të paktën 95 persona, ku shumica civilë, u vranë nga sulmet ajrore të zhvilluara sot nga aviacioni i Bachar al Assad në Raqa, bastion i grupit Shteti Islamik (ISIS), sipas një bilancit të një OJQ-je.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) njoftoi se të paktën 52 nga viktimat ishin civilë, duke theksuar se nuk ishte në gjendje që të përcaktonte nëse të tjerët ishin xhihadistë të ISIS-it apo jo, që kontrollon Raqa-në.

Sipas drejtorit të OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, disa sektorë të prekur janë pranë pozicioneve të ISIS-it dhe shumë xhihadistë janë vrarë.
"Dy bombardimet ajrore shënjestruan zonën industriale të Raqasë. Pas sulmit të parë njerëzit nxituan të ndihmojnë viktimat dhe në atë moment ndodhi bombardimi i dytë", shpjegoi Abdel Rahmane.

Dis video të shpërndara në internet nga milicitë e Raqasë tregojnë trupa të përgjakur që ndodhen prëtokë në një rrugë pranë njërës prej zonave të shënjestruara, ndërkohë që një ambulancë drejtohet në vendngjarje.

Raqaja është bastioni që kontrollon grupi ekstremist sunit Shteti Islamik që prej shfaqjes së tij në Siri në pranverën e vitit 2013.