Komandanti ushtarak i Frontit Al-Nusra, Abu Humam al-Shami është vrarë të enjten në provincën Idlib të Sirisë.
 
Sipas raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve siriane, Ushtria e Sirisë mori përgjegjësinë për sulmin, ndërkohë sipas pretendimeve të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi kishte në shënjestër një grupim të Al Kaedës në një qytet të Sirisë.

Fronti Nusra është një nga grupet opozitare në Siri që lufton kundër regjimit të Bashar al-Assad.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)