Siria është e gatshme që të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë, tha  ministri i jashtëm sirian, gjatë një vizite zyrtare në Kinë.“Siria është e gatshme që të marrë pjesë në dialogun pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë”, tha Walid Muallem, gjatë një konference pas takimit me homologun kinez, Wang Yi.Më 18 dhjetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, e miratoi njëzëri rezolutën që e mbështet planin ndërkombëtar për arritjen e paqes në Siri.