Italia mund të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet që vendi ynë po bën për të reformuar thellësisht sistemin e drejtësisë. Ka qenë kjo deklarata e presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano gjatë një interviste eskluzive në Report TV. Emiliano, dikur një prokuror i sukseshëm në Bari, theksoi se mungesa e një gjyqësori transparent dhe eficent pengon edhe investimet e huaja.
“Per tu futur ne BE, duhet te keni nje sistem gjyqesor, transparent, eficent dhe qe garanton respektimin e rregullave sepse ne te kundert do te jete e veshtire qe sipermarrjet e huaja te vijne te investojne ne Shqiperi. Mendoj qe edhe ne kete fushe mund te bashkepunojme. Nje keshille që mund të jepja qe mund te ndihmoje në këtë drejtim eshte nje konkurs publik bazuar ne merite per magjistratet e rinj”, tha Emiliano.
Sipas tij edhe Italia ka vuajtuar nga problemet në sistemin gjyqësor cka e ka penguar për thithjen e investimeve. Shumë herë sipas tij, organizatat e mëdha kriminale kishin aftësinë që të përulnin gjykatësit.
“Në Itali kjo është një betejë që ka zgjatur për shumë vite, tha ai ndaj Shqipëria nuk mund të presë që ta zgjidhë menjëherë”. Presidenti i rajonit të Pulias u shpreh se reforma në drejtësi ishte temë bisede me kryeministrin Edi Rama, duke qënë një prej kërkesave kyce të Brukselit për anëtarësimin e vendit në BE. Me kreun e qeverisë, Emiliano tha se ka diskutuar edhe për fusha të tjera bashkëpunimi. I pyetur lidhur me prokurorët dhe gjykatësit, Emiliano tha se forcat e rendit duhen pajisur me mjete dhe teknika duke krijuar një bashkëpunim më të madh mes zyrave hetuese, prokurorisë, policisë etj.
Emiliano ishte këtë të mërkurë në Tiranë për të nënshkruar një memorandum me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit Erjon Veliaj, në bazë të të cilit rajoni i Pulias do të asistojë UKT-në për ta kthyer në një ndërmarrje të suksesshme. Ndërmarrja do ti nënshtrohet fillimisht një auditi financiar dhe teknik, dhe më pas do të nisë faza e investimeve. Gjatë intervistës Emiliano shpjegoi në mënyrë të detajuar se çfarë parashikon ky memorandum.
“Ujesjellesi i Pulias eshte me i madhi ne Evrope dhe ka nje eksperience me shume se 100 vjecare ne administrimin e ujit dhe ne efikasitetin e ujesjellesave. Do te behet nje audit i UKT-se per te kuptuar se cilet jane sektoret ku mund te nderhyhet per te permiresuar sherbimin. Kryetari i Bashkisë na ka dhënë detyrën që të monitorojmë aty ku janë humbjet e rrjetit, të bëjmë një listë të klientëve që të jetë më e lehtë për të evidentuar ata që duhet të paguajnë. Në shqipëri uji është shumë cilësor, keni një ujë shumë të mirë dhe nëse do të jemi të zotë bashkarisht mund të mendojmë ta shpërndajmë këtë ujë edhe në pjesën tjetër të Ballkanit, pse jo edhe në Itali”-tha president ii rajonit të Pulias.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com