Situata nga Covid, Holanda rikthen kufizimet për tre javë! Baret dhe restorantet mbyllen në orën 20:00

Holanda ka rikthyer izolimin e pjesshëm për 3 javët në vazhdim me qëllim frenimin e pandemisë në vend. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri holandez, Mark Rutte dhe do të prekë dyqanet, aktivitetet sportive dhe restorantet.

Rutte tha se kjo masë drastike është përgjigje ndaj shkallës së lartë të infektimeve nga koronavirusi dhe shtimit të të sëmurëve nëpër spitale. Kryeministri Rutte ka nënvizuar se shumica e popullsisë holandeze është vaksinuar, por izolimi i pjesshëm do të hyjë në fuqi në mbrëmjen e së dielës.

Dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen në orën 18:00, ndërsa dyqanet ushqimore, baret  dhe restorantet në orën 20:00. Kufizime do ketë edhe sa i takon organizimit të festave, ku njerëzit mund të ftojnë nëpër shtëpi jo më shumë se 13 persona. Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu që njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur kontaktet me persona të tjerë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë