Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lejeve të qëndrimit të emigrantëve deri më 31 dhjetor 2021.
Prej situatës së rënduar nga COVID-19, rezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm deri në 31 mars, përfitojnë shtyrje automatike deri në fund të vitit.
“Arsyeja e zgjatjes së këtyre lejeve dhe certifikatave lidhet me kufizimet e vendosura nga pandemia në funksionimin e Drejtorive të Imigracionit”, thuhet në njoftimin.
![]()
Emigrantët me vërtetime blu që duan të kalojnë në Greqi dhe anasjelltas duhet të plotësojnë formularin në ambasadën ose konsullatat greke në Shqipëri.
Po kështu shtyhen vërtetimet “blu” për rinovimin e lejeve të qëndrimit. Shërbimet e emigracionit grek funksionojnë vetëm me takime elektronike për raste të jashtëzakonshme, thuajse një vit, çfarë ka shkaktuar probleme madhore në një sërë procedurash rutinë për komunitetin emigrant.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)