Tritan Kalo: Mjekët e larguar nga vendi nëse nuk kontribuojnë në përballjen e pandemisë, mos të gjykojnë punën tonë

Tritan Kalo: Mjekët e larguar nga vendi nëse nuk kontribuojnë në përballjen e pandemisë, mos të gjykojnë punën tonë

Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Situata e COVID në vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese, ndërkohë që shifrat e personave të infektuar dhe numri i të vdekurve vijon që të mbetet i lartë.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që në këto kohë kaq të vështira të luftojnë për të ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre, dhe të mos bien pre e deklaratave të atyre që ai i quan “politiqenë”.

“Mos bini në grackën e tollovitjeve, që politiqenët ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vedit pasuritë e pafundme të këtij vendi…. kurrëmos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, kurrë….”, shkruan mjeku ndër të tjera.

Po ashtu Kalo, si anëtar i Komitetit të Ekspertëve sqaron se, Komiteti nuk merr vendime, por vetëm këshillon.

Më tej mjeku madje thekson se nuk e mirëkupton rolin pedagogjik, të kolegëve të tij të cilët për t’i mundësuar vetes dhe familjeve një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit. Kalo shkruan se kemi mbetur vendi me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe nëse e kanë të pamundur të kontribuojnë në përballjen e kësaj pandemie në Europë, më së paku të mos gjykojnë apo pengojnë punën e tyre.

‘Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjërë…mes e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemije në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë….nukshoh ndonjë shëmbull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vëndet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht…Heshtja në këto raste është flori mirësjedhje, deontologjie dhe profesionalizmi…Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh kurrë nuk duhet të mungojë…!!’- shkruan Kalo.

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë njoftoi se 20 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID dhe se janë shënuar 916 raste të reja.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/02/2021 00:30

    Dr.Kalo,ata mjeke qe kane shkuar jashte,nuk po rrine kot,ndoshta nuk i sherbejne nje shqipoje,por po i sherbejne nje qytetari tjeter ne bote,nuk ka rendesi ke shpetojne,rendesi ka qe shpetojne jete.Sa per opinionet qe japin duhet te jene te mirepritur,pasi edhe ata sjellin eksperiencat e frontit te luftes,jo nga kolltuku i rehatshem i zyres.Tregohuni me modest dhe degjoini opinionet e doktoreve te emigracionit,pasi ata kane vetem qellim te mire,pastaj ju pelqejne ose jo;i pranoni ose jo;i zbatoni ose jo,kjo eshte ne vullnetin tuaj.

    Përgjigju
  • Bes: 27/02/2021 14:25

    Shume i sakte doktor. Gjithkush ka te drejten te ndertoje jeten si te doje po me mire do ishte te kontribohet pak me shume ne vendin tend sese te kritikosh se ata qe jane ketu nuk dine. Ka nga te gjithe dhe ketej dhe andej, te afte edhe jo. Nuk te ben vendi po perpjekjet personale ate qe je

    Përgjigju
  • Aqif Capertoni: 27/02/2021 13:12

    Respekt Dr Fajin e kane Mediat qe per te prodhuar lajme marrin ne intervista me qene e me maç pa e njohur fare realitetin ne Shqiperi edhe njehere Dr Kalo Respekt per punen tuaj

    Përgjigju
  • Emigranti: 27/02/2021 13:00

    Këtë pseudo apel drejtoja atyre të rinjve që dhe po morën 1000€/muaj në Shqipëri me rrogë bazë+rryshfete prapë thonë që nuk i dalin, duan të largohen në Gjermani! Kurse ata që kanë ikur që hani po mundohem thjesht t'ju japin dijen që kanë marrë jashtë, por duket dhe kuotohet që Shqiptari në Shqipëri nuk e do emigrantin sepse thotë "ça pune ke ti këtu, ne jetojmë këtu dhe jo ti! madje nuk të takon as të votosh sepse jeton jashtë..." . Njerëz hipokrit dhe që dinë vetëm të ankohen gjithë ditën nëpër kafene! Shumica e tyre ka një makinë por nuk e përdorin për të kërkuar punë por për të ngarkuar shokët dhe të shkojnë në kafe ose në plazh, për dreka darka jashtë! Kur emigranti kthehet në Shqipëri, e analizojnë nga koka tek këmbët "prap me këtë telefon ti plak, prap me këto këpucë ti mo?..." Të rinjtë janë aq dembela sa kam vite që fluturojnë me pr.. në b..., ti thot njeri që gomari fluturon, po fluturon thonë, duan të bëjnë lekë pa punuar, me llojë llojë pislliku dhe të reklamohen në Facebook, mjafton të përhapet një lajmë dhe i shkojnë prapa si dele si atë vit që u nisën të gjithë për azil në Gjermani sepse gjoja i kishin të gjitha gratis.... hahahhahaha.... Apo ata që "e pe mo, është kthyer çuni i filanit nga Ollanda, ka blerë 3 apartamente në Tiranë, 2 benza dhe ka hapur qebabtore..." me ça i ka bërë lekët? nuk ka rëndësi, mjafton ti ketë bërë....ky është shqiptari "mesatar" në Shqipëri: dembel, pordh madh, fluturon me presh... PO NUK NDRYSHOJ MENTALITETI NUK DO NDRYSHOJË KURRË SHQIPËRIA!

    Përgjigju
    • Ilirian: 27/02/2021 21:42

      Ne fakt ke shume te drejte. Perçimimi qe I behet emigranteve fatkeqesisht nuk vjen vetem nga njerezit e thjeshte , por po vjen gjithenje e me shume nga njerez si profesori e nderuar qe megjithese kane kontribut te jashtezakonshem po shfryjne gjithe lodhjen e inatosjen kundrejt kesaj shtrese qe per dekada me rradhe vetem ka kontribuar! Nuk e shoh te drejte qe statusi publik te nxise pa dashje perceptimin e gabuar per emigrantet .

    • @EMIGRANI I NDERSHEM: 27/02/2021 16:05

      Bravo shoku.PASQYRE shume e Vertet.Keto fjale duhen vene ne kornize ne cdo familje Shqipetare.Edhe une Nuk mund ta pershkruaje me mire realitetin e MJERUAR te AlbaColumbiStanit!

    • @emigranti: 27/02/2021 14:28

      Ne fakt po ti nuk kontribuon me asgje ketu nuk mund te diktosh ketu vendimarrjen qe na ndryshon jeten ne. Nuk ha dot nga te dy krahet

  • Bora: 27/02/2021 11:38

    Wow! Sa bukur e ke thene i nderuari jone dr. Kalo! Respekte Te pafundme per ju numer 1 i vendit. Bora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur