TIRANË- Kryeministri Edi Rama, me një video sarkastike, ka zgjedhur që t'i japë një përgjigje për të gjithë akuzat e bëra deri më tani nga opozita për menaxhimin e situatës së COVID-19.

Rama ka zgjedhur që t'i komentojë ndryshe, jo me anë të një deklarate për mediat, por me një video montazh ku përballa akuzat e opozitës dhe fakte dhe dokumente, që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e asaj që demokratët thonë. Videoja është shoqëruar edhe me reagime të njëpasnjëshme të shefit të qeveri si të qeshura ironikë, dukë vënë duart në kohë.

Në këtë video, kryeministri u është përgjigjur të gjithë akuzave duke filluar që nga tenderat sekret, tenderat për veshjen e mjekëve, ushqimeve për familjet në nevojëblerjen e kiteve duke thënë se janë blerë me çmimet e tregut dhe se akuzat e opozitës nuk qëndrojnë.

"Nuk ka tendera sekret, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësore të shtetit. Po të ishin seksrete, nuk do ishin publike...

Qeveria bleu veshje mbrojtëse që quhen Tyvek, me një çmim 14.6 euro për të mbrojtur mjekët dhe infermierët në të gjithë Shqipërinë.

Qeveria bleu mbrojtëse për sytë me çmim 4.4 euro/ copa. (PD pretendon për 6 euro).

Referenca doganore për kitin TR-PCR COVID-19, i përbërë nga një sërë kitesh për ekstraktim automatik kalibrues diagnostikues është 6.100 lekë/ kiti jo 21 mijë lekë.

Kompania fituese për shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë është pjesë e një grupi të madh të mirënjohur biznesi të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që operon prej vitesh në fushën e tregtisë së ushqimeve. Kontrata u lidh jo me 1.5 mln euro, por për vetëm 830 000 euro", tha Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama