PD akuza qeverisë: Zhvilluat 4 tendera sekret, po fshihni paratë duke përfituar nga pandemia

Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se më 21 mars dhe 3 prill ka miratuar 4 tendera në mënyrë sekrete duke mos bërë publike dosjet e prokurimit të këtyre. Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria duhet të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.

Në 4 tenderat që PD akuzon qeverisë kanë të bëjnë për blerjen e mjeteve mbrojtëse për stafet shëndetësore, blerjen e kiteve për laboratorin e QSUT-së, trajtimin e mbetjeve spitalore të pacientëve me COVID 19 dhe blerjen e respiratorëve për të rritur dhe fëmijë. Për këtë, Alibeaj thekson se KLSH dhe SPAK duhet të hetojnë e vendosin përpara përgjegjësisë ligjore abuzuesit me paratë e shqiptarëve.

Për këto tenderat sekretë sipas PD-së, në Fletoren zyrtare janë publikuar aktet normative të qeverisë ku miraton blerja e tyre me kompanitë përkatëse për të rritur stokun në spitale, nëse vendi përballet me një fluks më të madh të infektuarish.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj

Qeveria shqiptare ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve.

Në datën 21 Mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh:

•          të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore

•          të blejë kite për laboratorin e QSUT-së,

•          të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID 19,

•          të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike kishte kërkuar që në muajin shkurt të merreshin masa, por qeveria bëri të vetmen gjë që di të bëjë mirë:  Kryeministri në fillim u tall dhe pastaj gënjeu se kishte gjithçka duhej për përballimin e situatës.

Por disa javë më vonë qeveria urdhëroi blerjet urgjente dhe i klasifikoi ata si sekret shtetëror.

Kjo do të thotë se opinioni publik nuk duhet të dijë, nëse qeveria i ka shpenzuar paratë e tyre në mënyrë të ndershme apo jo.

Duke klasifikuar tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID 19 si sekret, mungesa e transparencës është skandaloze:

•          Ka zero të dhëna si u përzgjodhën kompanitë fituese.

•          Ka zero informacion për ofertat e kompanive.

•          Ka zero informacion për kriteret cilësisë së mallit të blerë.

Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë.

Edi Rama ka sot rastin të përgjigjet për disa pyetje të thjeshta:

1.        Pse nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?

2.        Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?

3.        Ku e cenon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.

Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca!

Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK duhet urgjentisht të verifikojnë këto procedura prokurimi dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore këdo që abuzon me paratë e shqiptarëve, që janë sot edhe më të varfër për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Të dashur bashkëqytetarë,

Të abuzosh me tenderat apo të paracaktosh fituesit e tyre është krim në çdo kohë. Por ta bësh këtë në kohën kur rrezikohet shëndeti, jeta dhe puna e qytetarëve kjo është më shumë se kriminale. Është antinjerëzore.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 07/04/2020 11:29

    Doli dhe Alibajga i bandes se vrimes se celesit, sa mjerane jeni o te urryer. Kur del ti o spiun i Isa toskes kriminelit ballist te Mallakastres, o vellai i burgaxhiut per droge i ka ardhur fundi i botes .Lere pastaj kur del ai kllufi eksperti i ekonomise me i dobeti ne ballkan barkderri prifti pastor i pd leshelis Dorian Teliti, ose Paloqja, ose homo Salianji jeni bere per meshire. Futuni dhe ju ne luften kunder salivirusit.

    Përgjigju
  • fahri spiun balliu: 06/04/2020 22:28

    Poshte komunistat rofshin qelbesirat si puna ime

    Përgjigju
  • Demokrati i zhgenjyer: 06/04/2020 20:32

    Pooooo lan kokren e namit keta u ben legna fare dhjet her diten genjejn vetn se ne u japim uj ne bisht te luges ......ik ore kufom se e katandiset ate parti me dyqind petrita

    Përgjigju
  • Hinglateri: 06/04/2020 19:00

    Ja dhe miu i haleve ka germuar gjirizet dhe tani fshin mustaqet e bergerura

    Përgjigju
  • MIU I KANALEVE: 06/04/2020 18:50

    Doli alibajga që ka vllain në burg në Gjermani për drog 15 vjet i dënuar. Ky nipi i isa toskës kriminel e zradhtari isa toska i ka duart të lyera me gjakun e Shqiptarve e ky bastardi turi miu alibajga na tregon demokracin.

    Përgjigju
  • Tosi: 06/04/2020 18:38

    Doli kryetari i bandes se vrimes celesit , si sju vjen turp. O mjerane po ne fushate elektorale jeni ju. Gjithe populli ne lufte kunder salivirusit ju i bini dajres.

    Përgjigju
  • Ilo: 06/04/2020 18:25

    I shkruajta ne Fb ministries Ogerta qe pardje jepi nja 1 milion euro Bashes nga ai fondi 4 milionsh i BE se do bej me ty ate qe beri me ministren e mbrojtjes dhe ja fap doli "langoi" Alibeaj nipi I kryeballistit Kadri Cakrani dhe beri "namin" do presi ca dite dhe po nuk more "gjoben" direkt ne SPAK, sikur SPAK Ska pune tjeter vetem te merret me njerez te denuar per shpifje.

    Përgjigju
  • Lala: 06/04/2020 18:21

    DOLI NIPI KRIMINELI ISA TOSKA FOL KUR DO DALI VLLAI NGA BURGU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen