COVID-19, Rama: Janë kryer deri tani 1 milion vaksinime kundër koronavirusit! Manastirliu: Nuk do të ndalmi derisa çdo qytetar të vaksinohet

COVID-19, Rama: Janë kryer deri tani 1 milion vaksinime kundër koronavirusit! Manastirliu: Nuk do të ndalmi derisa çdo qytetar të vaksinohet

Foto ilustruese

TIRANË- 1 milion vaksinime janë kryer në të gjithë vendin, që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv kundër COVID-19, ‘Shqipëria Buzëqesh’. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale si dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu thotë se ja kemi dalë të kryejmë 1 milion vaksinime dhe se nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të vaksinohet.

‘Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 milionë vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të vaksinohet’- shkruan Manastirliu.

Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1,120,070 vaksina anti-Covid për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Ndërkohë gjatë ditës së sotme është shënuar një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga koronavirusi. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re se numri i rasteve të reja të infeksionit ka shënuar një rritje, 7 infektime, në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruan vetëm 2. Megjithatë, sërish numri i infeksioneve mbete shumë i ulët në vend.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht