200 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv

200 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv

Vendi ynë vijon të shënojë një numër të konsiderueshëm të rasteve ditore në lidhje me infektimet me COVID-19. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 2 humbje jete dhe janë regjistruar 200 persona të infektuar. ndërkohë që është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim 47 pacientë. Në kuadër të luftës ndaj virusit, në vendin tonë po vijojnë të vijnë vaksinat, ku sot kanë mbërritur në aeroportin "Nënë Tereza" 44,460 doza të vaksinës Pfizer. Kryeministri Edi Rama bën edhe një apel për qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muajin e hapur të vaksinimit masiv.

Nga 2183 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 200 qytetarë, në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan. 

Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80 vjeç nga Elbasani. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë. 

Më herët Report Tv krahasoi shifrat e infektimeve për 15 ditëshin e parë të gushtit për vitin 2020 dhe 2021 dhe u vu re se infektimet për të njëjtën periudhë ishin më të larta për 1-15 gusht 2021 se sa në 2020 dhe kjo duket se lidhet edhe me konfirmimin e variantit Delta në Shqipëri, i cili është më infektues. Nga data 1 deri në 15 gusht 2021 ka patur  2797 raste të reja, ndërsa në 15 ditëshin e parë të gushtit të 2020 numri i infektimeve ishte 1984. 

Megjithatë lajmi i mirë është se pavarësisht infektimeve për të njëjtën periudhë  1-15 gusht numri i fataliteteve nga COVID-19 është më i ulët për 2021 ku janë regjistruar vetëm 7 humbje jete, krahasuar me 1-15 gusht 2020 janë shënuar 68 humbje jetë si pasojë e virusit.

Statistika (16 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         200

Të shëruar në 24 orë       27

Të shtruar në spitale       47

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 2183

Testime totale             959,984

Raste pozitive             136,147

Raste të shëruara         130,700

Raste Aktive                    2,981

Humbje jete                     2,466

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1078

Shkodër          440

Fier                  309

Vlorë               281

Elbasan           183

Durrës             180

Lezhë              169

Gjirokastër       97

Berat               84

Korçë               68

Kukës              57

Dibër                 35

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:51
Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv

44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama, i cili bën edhe një apel për qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muajin e hapur të vaksinimit masiv.

Kujtojmë se muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 1 milion e 290 mijë vaksinime ndërsa 562,418 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat. Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinimin e qytetarëve pasi numri i infektimeve në vendin tonë po rritet me shpejtësi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plandemia: 16/08/2021 23:52

    Me dt 25 u bisedua për forcim masash ! Pse lodheni

    Përgjigju
  • Ilmiu: 16/08/2021 17:46

    Po kufinjte qe nuk kane asnje kufizim???? Turistet ,sidomos nga Kosova ku situata me covid ka perkeqesim katastrofikisht shpejt,qe hyjne e dalin lirshem???? Por jo vetem kosovaret??? Kaq te zgjuar jemi ne qe nuk duam ne Tirane neper organizime pa vaksinim por se kush hyn ne Shqiperi nuk ka problem... Cudi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda