Shpërthimet në veri të Kosovës, Mustafi: Një komunitet i tërë terrorizohet nga disa banditë! Nuk pranojnë dot realitetin se është vend i pavarur

Situata vijon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës ku përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 6 sulme me bombë dhe të shtëna në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok dhe raportohen se kanë ndodhur pranë zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Për Ragmi Mustafin, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevë, kjo është pasojë e politikës së Serbisë sepse ajo nuk pranon dot realitetin e një Kosove të pavarur.

I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët  Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu në Report Tv, Mustafi i u shpreh se kjo situatë e krijuar në veri të Kosovës afekton dhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Jam i bindur se instrumentalzimi përmes listës Serbe është pasojë e një politikë karshi Kosovës,  nuk pranojnë realitetin se Kosova është një shteti i pavarur.  Kjo situatë që po ndodh reflekton drejt te qytetarët e Luginës së Preshevës.

Edhe në komunikim me qeverinë kemi kërkuar që te këtë vëmendjen. Kemi kërkuar që Shqipëria të përfaqësojë të drejtat e qytetarëve në luginën e Preshevës.”, u shpreh Mustafi.

Mustafi thotë se përderisa "Lista Serbe" vendosi të largohej nga institucionet, kjo tregon se nuk përfaqësonin të drejtat e qytetarëve për të cilat  ishin zgjedhur.

“Në radhë të parë është e rëndësishme çdo gjë që do i ofrohet komuniteti serb dhe t’i ofrohet dhe Kosovës. Serbët që kanë dalë nga institucionet tregon se integrimi i tyre nuk ka qenë i vërtet, jo për të  mbrojtur interesat e serbëve, por të Beogradit. Situata nuk është normale që një komunitet i tërë të terrorizohet nga disa banditë.”, tha ai.

Në 6 dhjetor, efektivë të Policisë së Kosovës, të EULEX-i u vendosën para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut pas raportimeve se brenda ambienteve të zyrës kishte bombë. Pas kësaj në vendngjarje mbërritën forcat e KFOR-it. Pas disa minutave u dëgjua një shpërthim i fortë dhe më ekipet e KFOR-it u larguan nga vendngjarja. Mediat raportojnë se është realizuar një shpërthim i kontrolluar i bombës. Në një njoftim zyrtar, Policia e Kosovës bëri me dije se grupet e maskuara të cilët kishin hyrë me forcë në komunën e Zubin Potokut, kishin përdorur edhe granata dore të prodhimit jugosllave në momentin kur sulmuan edhe zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu dhe ditën e djeshme, një tjetër shpërthim u regjistrua gjatë mbrëmjes në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë, në lagjen e Boshnjakëve.

Sulmet në veri kanë vijuar me akuza të rënda politike ku krerët e Kosovës dhe Serbisë kanë bërë përgjegjës njëri-tjetrin. Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sulmet në veri të vendit erdhën nga banda kriminale të cilat paguhen e dirigjohen nga Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç. Kurti paralajmëroi se në veri të vendit janë shtuar forca të shumta policore. Në samitin e BE në Tiranë, i pyetur nga gazetarët, Vuçiç bëri përgjegjës kreun e qeverisë së Kosovës. Të forta qenë edhe reagimet e presidentes, Vjosa Osmani e cila u shpreh se ky sulm erdhi nga Serbia me qëllim destabilizimin në Ballkan.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë