Rreziku i zjarreve vijon të mbetet i vazhdueshëm në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta. Përgjatë orëve të fundit ka pasur 7 vatra zjarri në pyje në qarqet Shkodër, Fier, Berat, Dibër, Durrës dhe Korçë. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me gjithë vështirësitë e terrenit.
QARKU SHKODËR
Në fshatin Oten, Shkodër në malin e Kakariqit ka rënë zjarr në një sipërfaqe të madhe me pyje dhe shkurre.
Në ndihmë të zjarrfikësve, të cilat po punojnë me mjete rrethanore për të shuar flakët janë nisur edhe 20 forca ushtarake.
QARKU FIER
Në fshatin Vadhiz, Fier zjarri ka përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe ullishte. Në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit janë nisur edhe 20 forca të FNSH.
Në fshatin Ferras, Fier një sipërfaqe me shkurre u përfshi nga flakët të cilat të favorizuara nga era po rrezikonin një banesë. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar.
/Shqiptarja.com