TIRANE- Situata finaciare në të cilën ndodhet sistemi energjetik si dhe mënyrat për të zgjidhur problematikën e krijuar me kompaninë CEZ Shpërndarje, ishin në fokus të bisedës gjatë takimit që Ministri i Energjisë dhe Industrisë,Damian Gjiknuri zhvilloi sot me një ekip të Bankës Botërore, i kryesuar nga Salvador Rivera.
Ministri Damain Gjiknuri ”shprehu shqetësim për situatën financiare në të cilën ndodhet sistemi energjetik ndërsa me theks të veçantë u diskutua mbi mënyrat për të zgjidhur problematikën e krijuar me kompaninë CEZ Shpërndarje.”- thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Energjetikës.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide se si mund të menaxhohet situata aktuale me kompaninë e shpërndarjes dhe për sfidat që lindin pas zgjidhjes së konfliktit. Në këtë linjë, Z.Gjiknuri e cilësoi si shumë të vlefshme ekspertizën e Bankës Botërore.
Ministri i kërkoi ekspertizën e Bankës Botërore për të menaxhuar situatën aktuale të CEZ shpërndarje dhe rishikimin e strategjisë për energjinë.
Gjatë takimit u diskutua edhe në lidhje me gjendjen e kompanive të tjera në sistem si Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
Ministri Gjiknuri shprehu angazhim për rishikimin e strategjisë për energjinë ndërsa kërkoi ekspertizën e Bankës Botërore në këtë proces të rëndësishëm. Z.Gjiknuri njohu përfaqësuesit e Bankës Botërore me projektin e qeverisë së re në fushën e energjisë dhe industrisë ashtu sikurse edhe me planin e masave të këtij institucioni për zgjidhjen e çështjeve më emergjente të sektorit.
Nga ana e tij, Z.Rivera theksoi gatishmërinë e Bankës Botërore për të ndihmuar qeverinë shqiptare në analizimin e situatës në të cilën ndodhet sistemi dhe alternativat e zhvillimit.
Banka Botërore garantoi gjithashtu se do të ndihmojë Shqipërinë me ekspertizë edhe sa i takon fushës së energjisë së rinovueshme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com