BRITANIA E MADHE- Në Britaninë e Madhe ka nisur vaksinimi masiv i qytetarëve me AstraZeneca, ku i pari person i cili ka marrë dozën ditën e djeshme ishte një 82 vjeçar me dializë.

Sipas ministrit të shëndetësisë, vaksinimi me AstraZeneca do të fillojë në 6 spitale të ndryshme, për qytetarët.

Miratimi i kësaj vaksine anti-COVID ka ardhur edhe si pasojë i rritjes drastike të rasteve dhe rekordeve ditore të infektimeve në vend.

Në Britani është shfaqur edhe një variant i ri i COVID-19 i cili po përhapet me shpejtësi dhe po bëhet tepër shqetësues dhe kërcënues, duke rënduar kështu situatën epidemiologjike në vend.

Vaksina AstraZeneca është më e lirë dhe më e lehtë për tu transportuar pasi nuk ka nevojë të mirëmbahet në temperatura shumë të larta.

Ajo është miratuar më datë 8 janar në Britani, duke u bërë kështu vaksina e 3 e miratuar në vend pas Pfizer dhe Moderna.