Situata epidemiologjike në vend, Brataj për Report TV: Kemi kërkuar vaksinim për këdo që është mbi 18 vjeç, studentët duhet të mbrojnë shëndetin e të gjithëve

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ku ka folur rreth pandemisë dhe situatës epidemiologjike në vend, theksoi se veçimi i studentëve nga diskutimi për detyrimin e studentëve për të kryer vaksinën anti-COVID nuk është i drejtë dhe korrekt pasi nga institucionet është kërkuar vaksinim për të gjithë mbi moshën 18 vjeç dhe edhe studentët duhet të japin kontributin e tyre për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. 

Ai u shpreh se vaksinat anti-COVID nuk janë në listën e vaksinave të detyrueshme por këshilla është që të mbrohet shëndeti i të gjithëve. 

“Vendimet ose këshillimet e Komiteti të Ekspertëve, janë për çdo shqiptarë mbi 18 vjeç ka të njëjtat detyrime, nuk dua t’i ndajë studentët nga pjesa tjetër. Por nuk është detyrim është këshillim, vaksinat anti-COVID nuk janë në listën e vaksinave të detyrueshme. Ligji i sëmundjeve infektive, ka rregulla të caktuara ku ndalon hyrjen lëvizjen, izolimin dhe jemi akoma në kushte pandemi, duhet të jetojmë me COVID-19. Fakti që kemi veçuar studentët nuk është i drejtë, nuk është korrekte, nuk e ka askush me studentët. Duhet të ruajnë shëndetin e tyre, se kanë një justifikim ‘jemi të rinj’, por ata duhet të mbrojnë familjen e tyre. Kjo u vërtetua në valën e nëntorit dhe janarit, ku humbën jetën shumë prindër dhe të rinj.”, tha Brataj.

Duke folur për rolin e vaksinës dhe probabilitetin për t’u infektuar edhe pas saj, kreu i urgjencës tregoi se ajo të mbron nga humbja e jetës dhe nga format më të rena të koronavirusin.

“Të vaksinohesh apo jo, nuk di të thitë që nuk infektohesh. Në fillim u krijua një koncept i gabuar, në fakt nuk është thënë asnjëherë ashtu. Çdo person që bën vaksinën apo kalon COVID-19, ka një shkallë më të lartë të mbrojtjes por është provuar në shumë persona se vaksina të mbron rreth 78%  nga humbje e jetës dhe format e renda të koronavirusi”, u shpreh ai.

Lidhur me dozën e tretë përforcuese, Brataj tha se janë bërë studime dhe se personat mbi 60 vjeç, apo ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të duhet ta marrin.

Duke parë qe pandemia ka zgjuat për 19 muaj dhe duke parë se vaksina të mbron deri në 6 muaj, pasi më vonë përqindja bie, është e këshillueshme që personat mbi 60 vjeç ose personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, jo më parë së 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, të bëjnë një dozë të tretë. Efektshëm e vaksinave brenda 6 muajsh është më e lartë, por me kalimin e kohës ajo bie te rreth 52%. Edhe të fëmijët mbi 12 vjeç që kanë sëmundje kronike, mund të bëhet dhe ky është një këshillim edhe një e drejtë.”, tha ai.

 

Intervista e plote

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Njerëzit e vaksinuar me Sputnik nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar