Situata kaotike në Kakavijë/ Lleshaj: Patrulla policie për të këshilluar qytetarët të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë

Situata kaotike në Kakavijë/ Lleshaj: Patrulla policie për të këshilluar qytetarët të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë

Situata kaotike e krijuar në Kakavijë ka bërë që në terren të dalin patrulla policie për të këshilluar qytetarët të shmangin në këtë kohë pikën kufitare deri në stabilizimin e  situatës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se në akset kryesore të vendit që lidhen me pikën kufitare të Kakavijës do të vendosen patrulla policie për këshillimin dhe të kërkojnë nga qytetarët që të shtyjnë udhëtimin për në Greqi në një moment më të përshtatshëm.

 "Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike. Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtatshëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërzgjatura pritjeje. Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme", shkruan Lleshaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marjoo: 15/08/2020 17:34

    O kafshe, o popull kot injonrant militant fshatar. Ndivan si parazit je ti plak, se un jom ndetyre per tgarantu sigurine e shume vetve dhe ty si qytetar i klases se mesme. Po ashu si po i ndodh ktyre qe jane tgjithe persona qe kthehen ne vendbanimet e tyre, mund te ndodhte dhe ty o kokrra injorantit, po ca me te thone ty, ti je nga ato qe tq* qeveria nby*e edhe nvend te reagosh i thu amon shtyj me fort. Kupto situaten ku jane kto persona qe kane tgjithe te drejten me u kthy aty ku jetojne e punojne pastaj dil ktu edhe jep mend

    Përgjigju
    • Une: 15/08/2020 18:22

      Meso te shkruash shqip o katunar analfabet

  • Marjo: 15/08/2020 13:26

    O palominister, o hu gardhi, o injorant po pse ore ne ushtri jemi ktu ne, apo ne diktature qe duhet tna urdherosh ti te shtyjme udhetimet apo te gjejme vende per te kaluar naten!!! Ti mduket se akoma se ke kuptuar se je minister i nje qeverie ne shekullin e XXI dhe jo kapterr ushtrie ne kohen e xhaxhit

    Përgjigju
    • O kafshe: 15/08/2020 15:34

      Rri aty ku je pastaj.por ti je ne divan si parazit.cduhet te thote?? Dynduni te gjithe si kafshe dhe injorant qe jeni ne dogana??apo te lexojn port HALET qe lexojn gjithe diten ne fb se per gjendjen ku ndodhemi nuk kane haber se jane injorant si ty.ti je nga ata kafshe qe ne karantin flisje per komunizem per diktatur kurse dot besoj thua qeveria num merr masa.cu mbushe ky vend me injorant

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës