SHBA - Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Izraelit dhe Palestinës të shfrytëzojnë armëpushimin e përkohshëm 3 ditor për të bërë një hap përpara në drejtim të negociatave më të gjëra. Në një intervistë për BBC, Kerry tha se një zgjidhje e tillë është e nevojshme për të ofruar siguri për Izraelin dhe garanci më të madhe për popullin palestinez.
Ndërkaq, Kerry përsëriti mbështetjen e SHBA për të drejtën e shtetit hebre për të mbrojtur veten, me shpresën se armëpushimi 72 orësh që hyri dje në fuqi do të hedhë themelet për një marrëveshje afatgjatë.
Ndërkohë, mediat egjiptiane në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë raportuar se delegatët egjiptianë u kanë sugjeruar të dërguarve palestinezë dhe izraelitë në Kajro që të zgjasin armëpushimin 72 orësh në të paktën 120 orë.
Aktualisht, armëpushimi 72 orësh i ka dhënë fund përkohësisht sulmeve 4 javore në Gaza, luftime të cilat kanë marrë jetën e më shumë se 1900 personave.
Armëpushimi ka nisur një ditë më parë pasi Izraeli tërhoqi forcat e saj nga Gaza dhe shumë banorë filluan të kthehen në shtëpitë e tyre pas konfliktit 4 javor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO