TIRANE- Situata e krijuar në zonën e Krimesë gjatë ditëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Emisioni “5 Pyetjet nga Babaramo” sjell në vëmendje këtë situatë, duke iu referuar qëndrimit të Rusisë, reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Të ftuar në studion e “A1 Report”, Fatos Tarifa dhe Glori Husi, ndalen tek zhvillimet më të fundit, reagimin e ndërkombëtarëve, dhe kryesisht duke u ndalur në faktin nëse ky mund të quhet apo jo si “një kthim i Luftës së Ftohtë”.
“Në radhë të parë kemi një agresion, një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, shkelje të sovranitetit të Ukrainës”, thotë Fatos Tarifa, profesor dhe ish-ambasador në SHBA.
Sipas specialistëve nuk ka një rikthim të Luftës së Ftohtë, pavarësisht se ka një insinuatë pasi janë dy palët që janë përballur në atë kohë, Rusia dhe SHBA. "Megjithatë ajo që është e padiskutueshme", shprehet Fatos Tarifa, "është shkelja e sovranitetit dhe të ligjeve ndërkombëtare të së drejtës".
Referuar ngjarjeve të deritanishme të ndodhura më Ukrainë, reagimi i SHBA dhe NATO-s nuk ka shumë efekt në zmbrapsjen e planeve që mund të ketë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Të mos harrojmë se Putin është ndryshe si lider nga gjithë liderët e tjerë të botës. Ai është edhe më triumfues, madje edhe ndaj Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama. Presioni i Ukrainës nga BE dhe SHBA-të ka qenë i vazhdueshëm ndaj Rusisë. Këtu Putin nuk do të falte pasi interesat ruse janë vitale dhe Putin nuk do të falte në këtë rast. Tani ai po teston, Ukraina është një test për Europën. Presidenti rus do të bëjë çfarë ka ndërmend të bëjë dhe asnjë nuk do ta ndalojë. SHBA dhe NATO, nëse keni vënë re, nuk dinë si të reagojnë”, thotë Rusi.
“Shohim lëvizje të ushtarëve që nga dita në ditë po shtohen në territorin ukrainas dhe nuk shohim asnjë tërheqje nga ana e Rusisë. NATO nuk di çfarë të bëjë”, shprehen spacialistët.
Specialitet nuk përjashtojnë mundësinë që Krimea të ribëhet zonë ruse jo vetëm për shkak të popullsisë që është 100 për qind ruse, por edhe për shkak të vendosmërisë me të cilën vepron presidenti Putin. Ata thotë, që ndryshe nga pjesa lindore që është pro-Europiane, popullsia e Krimes do të dëshironte që quhet zonë ruse dhe jo ukrainase.
Si e gjykoni reagimin e SHBA ndaj zhvillimeve në Krime?
Tarifa: Presidenti amerikan aktual ndoshta është pak më i dobët sesa presidentët e mëparshëm, apo nuk është aq shumë në dijeni të zhvillimeve në Lindjen e Afërt. Për këtë them edhe lidhur me zhvillimet për Pranverën Arabe. Sot ai që ka fituar më shumë nga zhvillimet në Ukrainë, është Assadi, pasi është tërhequr vëmendja nga zhvillimet në Siri. Duhet një qëndrim më i vendosur nga SHBA. NATO ende nuk është shprehur me një gjuhë të ashpër. Perëndimi duhet të reagojë ashpër lidhur me këtë situatë. Edhe pse propozime të ndryshme janë diskutuar. Mund të vendoset embargo ndaj produkteve ruse. Bashkimi Sovjetik e humbi Luftën e Ftohtë, pasi u varfërua dhe nuk mund të vazhdonte më tej garën e armatimeve. Është një fuqi e rrezikshme, dhe të tillë e bën udhëheqja e Putinit, e papërgjegjshme, do të thoja. Një qëndrim i pamatur i Rusisë ndaj Ukrainës, mund ta dëmtojë shumë ekonominë ruse. Nëse Gjermania pengon eksportin e produkteve të saj në Rusi, mund ta dëmtojë shumë këtë të fundit.
Nëse do kishim një administratë të Bush, do kishim një reagim tjetër nga SHBA?
Husi: Do të kishin padyshim një qëndrim tjetër ndaj Rusisë. Administrata e presidentit Obama ka qenë më skeptike, më e vetëpërmbajtur. Kjo ka ndikuar që Putini të zgjerojë lëvizjet e veta të veprimit. Putini erdhi si personi që do risillte “lavdinë e humbur të Rusisë”, dhe deri diku ia ka arritur. Por e ka dëmtuar pjesën e demokracisë, dhe lirive individuale të njeriut. Ka sjellë një “demokraci alla Putin”.
Tarifa: Ka një traditë të presidentëve amerikanë të reagimit. Por le të shohim qëndrimin e SHBA ndaj Egjiptit. Kanë mbajtur qëndrime të ndryshme ndaj qeverive në Egjipt. E njëjta gjë ndodh tani. Kudo që largohet interesi amerikan, do zërë vend Rusia apo Japonia. Nuk ka mundësi për vakuum.
Sot ka pasur reagime të ndërkombëtarëve për zhvillimet në Ukrainë, pra në Krime. Si ju duket kjo politikë tripolare? Mos është ironi e fatit që i bën Kina, Shteteve të Bashkuara?
Tarifa: Kina nuk ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje. Pasi ky vend ka nevoja të brendshme, dhe ka rezerva në reagim.
Husi: Kina ka pasur qëndrime të ndryshme, qoftë krahasuar me qëndrimet e SHBA, qoftë me qëndrimet e Rusisë. Po edhe vetë qëndrimet e presidentëve amerikanë kanë mbajtur qëndrime të ndryshme ndaj Rusisë, sa i përket vlerave dhe parimeve të lirisë. Bush i ka treguar Rusisë, dy qëndrimet, të kam partner, por edhe të tregoj vendin aty ku nuk ndajmë të njëjtat parime.
Si e shihni situatën e Ukrainë, e kryesisht në zonën e Krimesë?
Husi: Nëse Putin vazhdon agresionin e tij ndaj Ukrainës, do të thoja se jo vetëm për 5 vitet e ardhshme, por edhe për 10 vite, nuk do të ketë stabilitet në zonë. Është detyrim i faktorit ndërkombëtar të ndërhyjë për të normalizuar këtë situatë.,
Tarifa: Parashikimi i afërt për situatën në Ukrainë, pasi në terma afatgjatë nuk mund të flasim, do të varet nga fakti se sa i fortë do të jetë qëndrimi i perëndimit lidhur me këto zhvillime. Dhe nga ana tjetër do të varet nga fakti se sa i aftë mund të jetë Putin të veprojë në këtë drejtim.
Redaksia Online
(e.s/e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com