Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në këtë qark. Sipas informacioneve situata në Majën e Rrunës vijon që të jetë kritike pasi vatra e zjarrit është aktive. Sipas prefekturës dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme dhe vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre.
‘Sipas informacionit të marra nga terreni si rezultat i punës së bërë nga forcat zjarrfikëse të bashkisë Kukës punonjësit e Nj.Ad Malzi dhe të pyjores dhe ndërhyrja nga ajri me Helikopter vatra e zjarrit ne Majen e Rrunes është mbajtur nën kontroll.
Brenda vatrës ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen. Me gjithë punën e bërë vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit. Gjatë të shtunës nga bashkia u angazhuan 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.
Për gjatë gushtit në pyjet e Kukësit u shfaqën 20 vatra zjarri, 18 prej të cilave tashmë janë shuar.
Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme. Vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Kukësi renditet i pesti në Shqipëri përsa i përket sipërfaqeve me pyje. Megjithatë, Bashkia Kukës, ka mjetet të pakta për të përballuar shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore.’- njofton prefektura.
Lajmi kryesor:
Zjarret në vend/ Kritike vatra në Fushë-Arrëz, flakët po i afrohen banesave, ndërhyhet me helikopter! Zgjerohet vatra në fshatin Thirrë në Mirditë! Edhe në Patalej të Lezhës situata kritike
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet
24 Nëntor, 18:30
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30