Zjarret në vend/ Kritike vatra në Fushë-Arrëz, flakët po i afrohen banesave, ndërhyhet me helikopter! Zgjerohet vatra në fshatin Thirrë në Mirditë! Edhe në Patalej të Lezhës situata kritike

 

Edhe pse pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në vend janë shuar, disa vatra prej vijojnë që të jenë ende problematike duke djegur bimësinë dhe pyjet e vendit tonë.

Gjendja më kritike paraqitet në Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Blerimaj, ku flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të banesave. Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter. Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit dhe deri tani janë përshkuar 30 ha me shkurre dhe pemë të ndryshme.

Edhe zjarri në fshatin Thirrë në Mirditë ka zgjeruar perimetrin, ku forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Situata paraqitet kritike edhe në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër, ku po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Situata është përmirësuar disi, por ka ende vatra të vogla në të gjithë malin. Nuk ka rrezik për banesat. Në këtë zonë afër fshatit Shemëri operon helikopteri Çek. Në ato zona forcat nga toka e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Edhe zjarri i rënë në fshatin Patalej në Lezhë vijon të jetë aktive. Situata nga era është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin dhe e bën të vështirë izolimin e tij përmes forcave nga toka. Vijon përhapja në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë ( në afërsi të fshatit Katund i Vjetër).  Deri më tani është përshkuar 30 ha bimësi e ndryshme. Strukturat janë në ndjekje të situatës.

Në terren ndodhen ndodhen 25 ushtarë, forcat zjarrfikëse dhe shërbimit pyjor të cilët po punojnë prej ditësh për shuarjen e zjarrit, por pa arritur ende që t'ia arrijnë qëllimit për shkak të terrenit të thyer malor dhe bimësisë së dendur.

Në këtë situatë Mbrojtja Civile në Lezhë, kërkon sërish ndërhyrje me helikopter nga ajri për shuarjen e plotë të këtij zjarri i cili vijon të jetë aktiv prej më shumë se 1 jave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Zjarret në vend, ministria Mbrojtjes: Në fshatin Kaçni në Klos situata ka dalë jashtë kontrollit! Në Patalej të Lezhës, flakët rrezikojnë të përhapen në fshat

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me përhapjen e zjarreve në vend si dhe me vatrat më kritike. Situata vijon që të jetë problematike, në fshatin Patalej të Lezhës, ku si pasojë e rës po përhapen flakët në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë ( në afërsi të fshatit Katund i Vjetër).   Po ashtu situata ka dalë jashtë kontrollit në fshatin Kaçni, duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos.

Situata e zjarreve në vend

Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë është izoluar në masën 70%, pas punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri të helikopterit holandez. Situata është përmirësuar ndjeshëm, por ka mbetur vetëm një drejtim i vatrës se zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës ku po punohet nga të gjitha forcat në këtë zonë.

Vatra e zjarrit në fshatin njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz vijon të jetë aktive. Pavarësisht punës së bërë nga të gjitha forcat nga toka e ajri, zjarri po përparon drejt majës së Shtrazicës me sipërfaqe pishe, në kufi me fshatin Dardhë, ndërsa në drejtim të fshatit Kryezi deri tani është mbajtur nën kontroll. Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit dhe deri tani janë përshkuar 30 ha me shkurre dhe pemë të ndryshme. Gjatë natës situata do të monitorohet nga forcat zjarrfikëse për të mos lejuar kalimin në fshatra. Nesër do të rinisë puna në orët e para të mëngjesit nga forcat e pushtetit vendor, të FA dhe nga ajri me helikopterin holandez.

Nuk paraqet rrezik për banesat zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nga era është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin dhe e bën të vështirë izolimin e tij përmes forcave nga toka. Vijon përhapja në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë ( në afërsi të fshatit Katund i Vjetër).  Deri më tani është përshkuar 30 ha bimësi e ndryshme. Strukturat janë në ndjekje të situatës.

Situata është përkeqësuar në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 200 ha. Pavarësisht punës së bërë sot nga 80 forca, ndër to 60 efektivë të FA nuk është bërë i mundur izolimi i vatrës. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës puna e forcave ka qenë e rrezikshme. Por nuk paraqitet rrezik për banesa. Nesër do të vijojë ndërhyrja nga ajri.

Vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Situata është përmirësuar disi, por ka ende vatra të vogla në të gjithë malin. Nuk ka rrezik për banesat. Në këtë zonë afër fshatit Shemëri operon helikopteri Çek. Në ato zona forcat nga toka e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Nuk ka probleme për banesat edhe në vatrën e zjarrit në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, B. Dibër, ku flakët kanë kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Forcat operacionale janë në ndjekje të situatës.

Zjarri i rënë në një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Gllavë, njësia administrative Buz, bashkia Memaliaj nuk paraqet rrezik për banesa. Në terren janë forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës.

Ora 20:06
Situata në Majën e Rrunës në Kukës, prefektura: Ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen! Në Malzi janë shkrumbuar 2000 ha pyje

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në këtë qark. Sipas informacioneve situata në Majën e Rrunës vijon që të jetë kritike pasi vatra e zjarrit është aktive. Sipas prefekturës dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme dhe vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre.

‘Sipas informacionit të marra nga terreni si rezultat i punës së bërë nga forcat zjarrfikëse të bashkisë Kukës punonjësit  e Nj.Ad Malzi dhe të pyjores dhe ndërhyrja nga ajri me Helikopter vatra e zjarrit ne Majen e Rrunes është mbajtur nën kontroll.

Brenda vatrës ka grumbuj drurësh të thatë që vazhdojnë të digjen. Me gjithë punën e bërë vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit. Gjatë të shtunës nga bashkia u angazhuan 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Për gjatë gushtit në pyjet e Kukësit u shfaqën 20 vatra zjarri, 18 prej të cilave tashmë janë shuar.

Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme. Vetëm në njësinë administrative Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë me pyje dhe shkurre. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Kukësi renditet i pesti në Shqipëri përsa i përket sipërfaqeve me pyje. Megjithatë, Bashkia Kukës, ka mjetet të pakta për të përballuar shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore.’- njofton prefektura.

Ora 14:12
Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Fushë Arrëz, flakët po përhapen me shpejtësi drejt banesave, ndërhyhet me helikopter! Zgjerohet vatra në fshatin Thirrë në Mirditë

Situata me zjarret në vend nuk është e qetë, ku disa nga vatrat që vijon të jenë aktive prej javësh janë përhapur në perimetrin e tyre.

Gjendja më kritike paraqitet ën Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, ku flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të banesave. Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter. Edhe zjarri në fshatin Thirrë në Mirditë ka zgjeruar perimetrin, ku forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar.

Sipas Ministrisw sw Mbrojtjes  në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në zonë  po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren. 

Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave  Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër . Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Në këtë zonë zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos).

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës