'Lufta' në PD/ Sula në Report Tv: ‘Armëpushim’ për '14 majin, pastaj le ta hanë vulën se na çmenden, Berishën do e gjykojë historia! Elezi: PD e ‘dekompozuar’ prej drejtuesve

Në Partinë Demokratike është intensifikuar aq shumë ‘lufta’ sa apelet nga për bashkim tani po bëhen ‘për armëpushim’. Ka qenë deputeti Dashnor Sula, i cili i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarit Arbër Hitaj, ka thënë se të dyja palët në PD do të duhet të vendosin sa më parë që të dalin me një kandidatet për 14 maj sepse ndryshe zgjedhjet janë të humbura.

“Të dyja palët janë të humbura dhe ky vendim gjykate të vlente si pikë kthese në sjelljen e të dyjave palëve. Kjo është tragjike për të gjithë shoqërinë shqiptare.  Nëse vazhdohet kështu e njëjta situatë do të përsëritet në pushtetin lokal. Ne duhet të dalim me kandidatë të përbashkët dhe të pranohen të gjithë kandidatët e ‘Primareve’. Por nuk po ndodh që të ketë reflektim. Unë shpresoj që të reflektojnë të dyja palët se ndryshe nuk bëhet.  Nëse ne nuk duam të fitojnë demokratët mund të vazhdojmë kështu.  Duhet bërë armëpushim deri më 14 maj pastaj la ta hanë vulën të dyja palët se na çmenden. Të gjithë demokratët janë të shqetësuar. Njerëzit mendojnë se kjo është çmenduri”, tha deputeti Sula, i cili nga ana tjetër u shpreh se bashkimi bëhet i vështirë kur palët e shikojnë të gjithë çështjen për përfitime individuale politike", tha Dashnor Sula. 

Ndërkohë që ish kandidati për kryetar i PD-së, Ibsen Elezi, e quan përçarjen vetëm si një aspekt të të gjithë krizës së Partisë Demokratike.

“Kush do të bashkohen ata që kanë humbur në vitin 2021? Thelbi i çështjes nuk është vetëm përçarja, por dekompozim i Partisë Demokratike prej prishjes së rregullave nga kupola drejtuese. Palët i bëjnë akuza shumë të thella dhe të rënda ndaj palëve.  Thirrjet për bashkim bëhen thjesht si formale. Unë mendoj se z. Sula e ka të sinqertë por jo të gjithë e kanë”, tha Elezi.

Ai ripërsëriti qëndrimin se në këto lloj kushtet nuk mund të ketë bashkim. Elezi thotë se rikthimi i Berishës e përkeqësoi situatën në PD

"Shanse për bashkim në këtë situatë nuk ka. Përderisa kanë arritur të shkojnë deri në dyer të gjykatë s’kuptohet që kontradikta është e pazgjidhshme. Kuvendi i 11 dhjetorit ishte Kuvend shumicë, nuk u mblodh për hall të Berishës por për të ndryshuar situatën në PD. Ishin të lodhur demokratët nga mënyra sesi po e drejtonte Basha. Është thjesht e pamundur fitorja në këto zgjedhje. Fitorja duhet menduar më larg. Është e vështirë të mendohet për ngritje. Berisha e përkeqësoi situatën. Berisha i futi njerëzit në primare me lista çorap, të pasaktësuara. Përdori një formë të dhënies formale të secilit kandidat që e degjenerojnë procesin e votimit. Janë përdorur forma që nuk njihen në demokraci”, tha Elezi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
‘Pas 14 majit vrafshin veten Berisha dhe Alibeaj’, Sula: Ish-Kryeministri e ka në dorë bashkimin e PD

 

Deputeti Dash Sula i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv tha se historia do ta gjykojë Sali Berishën pasi sipas tij ai e ka në dorë bashkimin e Partisë Demokratike.

“Vrafshin veten Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajn. Do t’i dënojë historia, sidomos Sali Berishën sepse ai e ka në dorë bashkimin e demokratëve 90%. Ai është lideri historik. Po të dojë Berisha brenda 5 orëve realizohet një lloj situate që më 14 të shkohet me një kandidat dhe të jemi fitues. Mbrapa pastaj vrafshin veten të dyja palët”, tha Sula.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Realiteti: 07/03/2023 19:04

    Mendoheni njëher sikur Shqipria të kishte ngelur e mbyllur e Shqiprin ta drejtonte një njeri si Sali Berisha. Shqipria nuk do ekzistonte më. Pa ndihmën e emigrantve Shqipria do zhdukej nga harta e Botës. Se njerëz si Saliu vetëm e kan çvatur e e kan djegur ktë vënd. Sali Berisha në mënyr urgjente duhet të largohet nga politika Shqiptare. Se me largimin e tij bien dhe maskarenjt e tjer politikan që jan hajdut, gënjeshtar, imoral, mashtrus, e kriminel. Kta lloi politikanësh jan në të katër anët. Pra me një fjal ky brez i ktyre politikanve duhen të zhduken. E duhet të vi brezi i ri e i kulturuar në perëndim e në baz të zotësis së tyre duhen vën në krye. RROFT SHQIPRIA POSHT FUNDËRRINAT SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie