Basha si Rama: Drejtësia të hetojë 'non gratat'! Sot PD s’mund të thotë që Doshi e Dako s'duhet të jenë në politikë! Berisha i kthehet: S'shkon dot në SHBA prej dosjes për lobimin rus

TIRANË- Lulzim Basha i ka kërkuar sot organeve të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj Sali Berishës, i shpallur 'non grata' nga SHBA, kërkesë kjo e bërë edhe nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, në Kongresin e PS-së. Në një deklaratë për mediat para se të futej në Kuvend, Basha tha se drejtësia duhej të kishte vepruar prej kohësh, pasi akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Berishës, për korrupsion dhe minim të demokracisë, janë shumë të rënda. Por përgjigja nuk ka munguar nga Sali Berisha, i cili i ka kthyer kundër-akuza se Basha nuk shkon dot në SHBA. Sipas Berishës kjo ndodh për shkak të lobit rus pasi doja Muzin është e hapur atje dhe nëse Basha shkel në SHBA përballet me ligjin.   

Për ish-kryedemokratin, Berisha është një person me standarde të dyfishta që përgëzon DASH për raportin me kritika për qeverinë, por nga ana tjetër sot PD nuk mund të kërkojë që Tom Doshi, Aqif Rakipi e Vangjush Dako, të tre të shpallur 'non grata', të mos jenë pjesë e politikës.

"Ne po flasim për një krizë artificiale që e ka burim te standardet e dyfishta të një njeri që nga njëra anë vlerëson DASH për raportin kritik për qeverinë dhe shkel çdo fjalë e çdo premtim për të mos e tërhequr zvarrë PD në betejën që ai i ka shpallur SHBA. Kjo na dëmton kredibilitetin. Ne nuk mund të themi që Tom Doshi, Aqif Rakipi, Vangjush Dako duhet të jenë jashtë politikës. Ai duhet të bëjë një hap pas dhe të çlirojë PD. Unë në funksion të kësaj bëra hapin tim dhe sot shqiptarët e kuptojnë se kush është gati për bashkim. Njerëzit duhet ta dinë që një qeveri e përgjegjshme. Institucionet e drejtësisë duhet ta kuptojnë që në këto momente kritike për vendin, është detyra e tyre të veprojnë pa hezitim dhe t'i japin fund kulturës së pandëshkueshmërisë, për t'i shkuar te koka atyre skandaleve të mëdha korruptive siç janë inceneratorët.’- tha Basha.

Ndalur te situata në PD, Basha u shpreh se dorëheqja e tij nuk i ka shërbyer bashkimit dhe vijon fryma e përçarjes për shkak se Sali Berisha po e mban peng partinë.

"Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzish. Interesa të ngushta personale të Berishës mbajnë peng PD-në. Nuk ka frymë bashkëpunuese në PD-së. Berisha shpall kulak atë kthehet kundër tij. Siç e keni parë se çfarë i bëhet Alibeajt vetëm se mbron interesat e PD dhe interesat e demokratëve. Ju keni parë që DASH konfirmoi ato që ne kemi thënë. Selia është pushtuar në mënyrë të paligjshme po ashtu edhe hapësira e aksionit opozitar. Ne nuk po u flasim dot njerëzve. Televizionet janë të mbushur me Edi Ramën, Sali Berishën e Ilir Metën. Askush nuk flet për hallet e njerëzve. Gjatë kësaj kohe që çmimet janë rritur, të ardhurat e qeverisë janë rritur sepse TVSH është në varësi të çmimeve. Për t'i dhënë fund këtij tranzicioni duhet një ndryshim i thellë, duhen ndryshime kushtetuese", theksoi ai.

PD vijon të jetë e përçarë, ku në takimet e Grupit Parlamentar palët vetëm sa janë larguar edhe më shumë nga njëra-tjetra. Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, ndërsa nga ana tjetër ky i fundit ka deklaruar se do të vijojë të bëjë të njëjtën detyrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
I druhet SPAK? Berisha: Asgjëje mbi tokë, kam kodin tim të pathyeshëm

 

I pyetur nëse i druhet kërkesës së demokratit Lulzim Basha për t’u hetuar nga SPAK pas shpalljes ‘non grata’, Sali Berisha iu përgjigj prerë.

‘Absolutisht, asgjëje mbi tokë nuk i druhem unë, unë kam kodin tim të pathyeshëm.’- tha Berisha.

Ora 13:34
Basha i kërkoi SPAK të hetonte ‘non gratat’, Berisha: Ai nuk shkon dot në SHBA për shkak të dosjes për lobin rus!

Lulzim Basha i kërkoi SPKA të hetonte persona ‘non grata’ , por kjo nuk është kapërdirë nga Sali Berisha, i cili iu kthye me të njëjta akuza se ai nuk shkon dot në SHBA. Sipas Berishës kjo ndodh për shkak të lobit rus pasi doja Muzin është e hapur atje dhe nëse Basha shkel në SHBA përballet me ligjin.

“Pyeteni Lulzim Bashën për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin, nëse shkonte përballej me ligjin kjo ndodhte. Dhe ndaj u kthye.  U  nis me Gjekmarkajn në Ëashington , ai u kthye. Për të mos folur pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera kontakte duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha”, tha Berisha.

Ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Basha duhet të ketë frikë nga drejtësia, sepse është i përfshirë në afera të ndryshme ndërkombëtare. 

“Duhet që të ruani sensin e investigimit dhe interesin më të mirë të profesioni tuaj për të mos përmendur pastaj dosjen e Toyota Auris. Nëse ka një njeri që për afera konkrete duhet që të pyetet pas Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha. Unë e kam deklaruar me kohë që ai është peng i Ramës. Unë nuk thash se nuk ka vizë, por është tjetër gjë dosja përvëluese, ju pse nuk investigoni vetë dhe duhet që të merrni listën e dorëzuar në prokurori. Mua më kanë rrëfyer me dhjetëra qytetarë që kanë gënjyer se u është kërkuar. Prokuroria i disponon të gjithë faktet, por ditën e enjtje pas emisionit Opinion, ku Rama desh ja mbathi kur i doli çështja e inceneratorëve në led dhe më pas deklaroi se i ka mbyllur dosjen ruse, dhe mua më vjen keq që në atë kohë unë e mohoja por sipas Ramës dhe disa të dhënave të tjera del se është e tillë, pasi sipas hetimeve nuk rezulto që asnjë të ketë dhënë para. Tani që ka dhënë dorëheqjen është anëtar i grupit parlamentar, ka procesin me drejtësinë belge nëse nuk do të ndërhyjë ndonjë drejtësi tjetër, pasi akuzat janë ndërkombëtare. Dosjen nuk e mbylli SPAK por Edi Rama, Rama e pohoi se SPAK është i partisë, ato e mbyllin ti kërkon që unë të kërkoj hapjen”, është shprehur Berisha.

Ora 11:52
Basha: Drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur ‘non grata’

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

‘Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet’- tha Basha.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/04/2022 03:14

    Pse te mos druhet prej asgjeje Berisha!Sa kohe qe SPAKU meret me Sajmirin dhe ben sikur harron dosjet e Berishes dhe sa kohe qe ka fanatike budallenj qe jane gati te japin jeten per te,Berisha keshtu do flase,por kur ky i mbytur kerkon t'i marre te gjithe me vete dhe t'i mbyse si veten,kjo gje nuk durohet.Basha e kalon apo jo oqeanin,kjo s'dihet,por nje gje e dine te gjithe:Ambasadoret e vendeve kryesore e kaluan te gjithe pragun e PD per t'u takuar e per te mbeshtetur Bashen,nje gje e jashtezakonshme qe s'kane per t'a bere kurre per Berishen & Co.

    Përgjigju
  • Duli: 14/04/2022 15:26

    A mundet ta kallzoje kodin Berisha! Se kodin e sigurimit e kishte penicilina!

    Përgjigju
  • GOLI: 14/04/2022 13:22

    E ORE ÇFAR TRAP M..I QENKA.... S'JA ARIJ DOT TE TAKOJ Z.SALI BERISHEN,MEGJITHATE IA BEJ NJE PYETJE,BESOJ SE EDHE AY S'DO TE JA DEL PER TI DHENE PERGJIGJE: SI JA DOLE TE BEJE NJE GABIM TE TILLE,PER TE VÈNE KRYETAR BASHKIE,DEPUTET,KRYETAR PARTIE NJE TRAP TE TILLE ???!!! DO TE JETE MIRE TE PERPIQET PER TE DHENE PERGJIGJE

    Përgjigju
  • Loran shehu: 14/04/2022 12:15

    Po ik ore kush te pyt ty ore aman

    Përgjigju
  • luani: 14/04/2022 12:14

    Mire e ke ti Lul Basha,por e ha kete Arben Kraja? Ai kur degjon emrin e Berishes ...edhe ne gjuume i del dhe tmerrohet...se po te mos ishte keshtu ai e di me mire se kushdo tjeter se c'duhet te beje se nuk i mungon aftesia juridike.Ka dicka tjeter qe e mundon dhe qe e pengon te vere dosjen e tij mbi tavoline,keshtu qe preferon ta fshehe midis dosjeve te tjera apo ta vere ne arshive.Sa per kete vit ka ne plan te beje fije fije dosjen e Sajmir Taahirit,a thua se me kete do shmange kerkesen e BE e te DASH-it Amerikan! Kuje ne dreke ,se ne darke bejne te gjithe!Vuri Rumania Kroacia apo Sllovenia njeri te pergjegjshem ne krye te luftes kunder krimit te organizuar dhe i mori zvarre te gjithe nga kryeminister,kryetar parlamenti apo presidente e ministra,vume dhe ne ne shqiperi Arben Krajen dhe presim te merret ai me Berishen,Meten apo me kamikazet e ndryshem rreth tyre.Ta gezojme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS