Vijojnë shifrat e larta të pandemisë, 9 viktima dhe 321 raste të reja në 24 orë/ Mbyllen dy kopshte në Vlorë dhe Qendra shëndetësore në Berat

Vijojnë shifrat e larta të pandemisë, 9 viktima dhe 321 raste të reja në 24 orë/ Mbyllen dy kopshte në Vlorë dhe Qendra shëndetësore në Berat

TIRANË- Vijojnë shifrat e larta dhe shqetësuese të pandemisë në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit shihet një numër i lartë i të shtruarve në spital, i cili është mbi 45, ndërkohë edhe sot ashtu si një ditë më parë janë shënuar 9 humbje jete, duke e çuar në 527 numrin total të viktimave.

Në 24 orët e futnit janë  321 raste të reja të infektuarish me COVID-19 dhe 121 të shëruar, duke e çuar në 11 mijë e 367 numrin e të rikuperuarve që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë,  ku 12 prej tyrejanë në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 2 spitalet Covid, tek Infektivi dhe te Shefqet ndori kanë humbur jetën një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare nga 84 vjeç nga Tirana, një 67 vjeçar nga Mallakastra dhe dy qytetarë nga Korça, 74 dhe 82 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 446 testime duke e çuar numrin e të prekurve nga fillimi i pandemisë në  21 mijë e 523, aktualisht raste aktive janë 9 mijë e 629.

Ndërkohë ditën e sotme janë mbyllur dy kopshte në vlorë pasi eduktaroret dolën pozitive me COVID dhe një qendër shëndetësore në Berat për shkak se dy infermiere u infektuan me koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit

173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore-321
Të shëruar ne 24 orë-121
Të shtruar në spitale- 328
Humbje jete në 24 orë-9
Testime ditore-1446
Testime totale-126,692
Raste pozitive-21,523
Raste të shëruara-11,367
Raste Aktive-9,629
Humbje jete -527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë-4896
Durrës-879
Fier-731
Korçë-595
Shkodër-539
Lezhë-434
Elbasan-431
Vlorë-397
Berat-287
Kukës-200
Gjirokastër-144
Dibër-96

Shifrat në 24 orët e fundit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
2 infermiere me COVID, mbyllet qendra shëndetësore nr.1 në Berat! Problem mbërritja me vonesë e përgjigjeve të tamponit

BERAT- Koronavirusi është futur edhe në qendrën Shëndetësore në lagjen numër 1 në lagjen " Donika Kastrioti" në qytetin e Beratit. Report Tv bën me dije se 2 infermiere kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për pasojë stafi mjekësor është futur në karantinë duke çuar në mbylljen e kësaj qendre shëndetësore.

Gazetari i Report Tv, Artan Diko raporton se në këtë qytet është problem përgjigja e tamponi i cili vjen me vonesë. Siç bëjnë me dije burime nga qyteti i Beratit, ditën e sotme kanë mbërritur përgjigjet e datës 24 tetor.

Ora 11:03
Vlorë/Mbyllen dy kopshte, edukatoret rezultojnë pozitive me COVID! Priten përgjigjet e tamponit për pjesën tjetër të stafit

VLORË -Ditën e sotme është mbyllur kopshti numër 10 pasi një edukatore ka rezultuar pozitive me COVID-19 .Report Tv ka mësuar se pjesës tjetër të stafit iu janë marrë tamponët.

Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në daljen e përgjigjes së tamponit.

Ndërkohë ISHSH në Vlorë ka mbyllur dhe një kopsht në Orikum pasi nga pesë edukatore të këtij kopshti kane rezultuar pozitivë me COVID-19 katër prej tyre .

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elala: 02/11/2020 20:18

    E provun ne itali qe ta mbyllshin per se dyti po nuk i heci,kryeministri italian ka qen i propozuar nga koret e protestanteve qe te pompohet nga mbrapa,besoj se e ka marr ne konsiderim kete kerkese sepse ja kan keshilluar me mijra italian

    Përgjigju
  • Andi. VL: 02/11/2020 18:16

    Komiteti Teknik çfare mendimi ka per vdekjet, dhe shtimin e numrave te infektuar. Njerez ruani veten she familjaret se nuk ka rruge tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)