Rama mbledh ekipin elektoral, shpaloset strategjia e fushatës për 30 qershorin (FOTO+VIDEO)

Vetëm pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe. Në këtë mbledhje kanë qënë 30 socialistë, ministra, deputetë dhe drejtues politikë qarqesh, të cilët kanë biseduar me kryeministrin për strategjinë elektorale dhe fushatën që do të nisi më 1 qershor.

Mbledhja ka nisur në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek 'Vila 31' apo siç njihet ndryshe si ish-vila e Enver Hoxhës. Ndërkohë Report tv ka mësuar se në takim është folur për strategjinë elektorale, nga spotet deri tek kalendari i aktiviteteve.

Kujtojmë se hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ishte parashikuar të mbahej më 31 Maj por për shkak se kjo datë përkonte me datën e protestës së radhës të thirrur nga opozita joparlamentare data u shty për në 1 qershor.

Njoftimin e bëri vetë kryeministri  Rama me letrën e pestë të dërguar kreut të PD-së Lulzim Basha në kuadër hapjes së rrugës për dialog qeveri-opozitë.
 
"Kollaj shtyrja, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë", shkruante  Rama.

Ndërkohë opozita vijon me qëndrimet e saj dhe nuk pranon të ulet në dialog. Ndërkohë edhe data e tyre e protestës u shty ku sipas kreut të PD-së Lulzim Basha, shtyrja e protestës vjen për shkak të natës së Kadrit për besimtarët myslimanë. Protesta e radhës është parashikuar të mbahet me 2 qershor.

Në këtë situatë Report Tv gjithashtu mëson se në një kohë kur Basha do të protesojë në kryeqyte, Rama do të prezantojë kandidatin Pjerin Ndreu për bashkinë e Lezhës.

Të parët që mbërritën në Vilën 31, ishin kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat Blendi Klosi e Ogerta Manastriliu. Më pas në këtë takim kanë mbërritur edhe Bashkim Fino, Elisa Spiropali, Mirela Kumbaro, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi e Etilda Gjonaj etj.  Kjo darkë pune ka zgjatur mbi tre orë e gjysmë. Takimi u mbyll rreth orës 22:30 të mbrëmjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urra: 28/05/2019 22:43

    Lavdi byrose politike te Rilindjes, rrofshin kandidatet e frontit, rrofte Shqiperia, rrofte uniteti qeveri-kapje shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën