Sondazhi i GPF/ 72 % e shqiptarëve kundër protestave të dhunshme të opozitës: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë!

Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, solli rezultatet e sondazhit e tretë mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. 

Rezultatet u prezantuan në emisionin "Repolitix" në Report Tv të gazetarit Denis Minga, ku i ftuar special ishte Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research. Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri. 

Mbi 6 mijë persona janë intervistuar, ndërkohë që 1204 prej të intervistuarve kanë dhënë përgjigje të plota për të gjitha pyetjet e sondazhit.

72 % e shqiptarëve kundër protestave të dhunshme të opozitës: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë!

Rreth 72 % e shqiptarëve (71.8%) mendojnë se sjellja e manifestuesve gjatë protestave të opozitës ka qenë e dhunshme. Vetëm 20.1 % e tyre mendojnë se demonstruesit kanë qenë paqësore, ndërsa 8.1 % e të intervistuarve nga GPR Inspiring Research janë përgjigjur 'nuk e di'.

60.2 % e shqiptarëve të intervistuar, mendojnë se sjellja e policisë gjatë protestave ka qenë korrekte.

75.1 % e të intervistuarve nuk mbështesin strategjinë e re të opozitës joparlamentare për bllokimin e rrugëve si formë e mosbindjes civile, ndërsa 69.4 % e tyre mendojnë se protestat e opozitës jokuvendore nuk duhet të vazhdojnë.

39.5 % e tyre do të bënin fajtore protestat e opozitës nëse vendit tonë nuk i hapen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vetëm 31.8 % bëjnë përgjegjës të dyja njëherazi, edhe qeverinë edhe opozitën; 19.5 e shohin fajin tek qeveria shqiptare, ndërsa 9.2 % e adresojnë fajësinë tek situata e brendshme politike në Bashkimin Evropian.

Në mesin e kësaj krize politike, rreth 40 % (39.6%) e të intervistuarve mendojnë se për zgjidhjen e ngërçit duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët. 30.8 % e shqiptarëve të pyetur mendojnë se duhet të vazhdojë normalisht, me Partinë Demokratike dhe LSI-në jashtë institucione dhe mospjesëmarrje në zgjedhje. 25.1 % mendojnë se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme. Edi Rama të qëndrojë kryeministër, por të krijojë një qeveri teknike me opozitën për tu përgatitur për zgjedhje të parakohshme, mendojnë 4.5 % e personave që janë bërë pjesë e sondazhit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:25
Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, PS mbetet në avantazh, PD rritje, LSI rënie 

Nëse sot shqiptarët do t'i drejtoheshin kutive të votimit në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Partia Socialiste do të fitonte me 50-54 % (përfshirë marzhin e gabimit). Krahasuar me rezultatet e sondazhit të 17 prillit 2019, qëndron në një avantazh të pandryshuar me të njëjtën përqindje. Ndërkohë, Partia Demokratike ka pësuar një rritje, në 33-37 %, krahasuar me rezultatet e 17 prillit, ku fitoren e saj e kishin zgjedhur 32-36 % e të intervistuarve.
Lëvizja Socialist për Integrim, ka pësuar rënie, në vetëm 4-6 %, nda 7-9 % të të intervistuarve që e kishin zgjedhur si fituese në sondazhin e bërë nga GPF Inspiring Resarch më 17 prill 2019.

Ora 23:23
Nëse PD-LSI shkojnë në zgjedhje në koalicion humbasin vota

Teksa si parti më vete, PD, LSI dhe aleatët marrin më shumë vota nëse do t'i mblidhnim së bashku, nëse ato do të hynin në zgjedhje të parakohshme parlamentare si koalicion, humbasin vota. 39. 4 % deri në 52 % të shqiptarëve të intervisutar do të votonin për një koalicion mes PD-së dhe LSI-së. Ndërsa 55.8 % e të intervistuarve, do të votonin për koalicionin e Partisë Socialiste dhe aleatëve, që sërish, do t'i fitonin zgjedhjet ashtu sikundër edhe nëse PS do të garonte e vetme. Fakti që PD dhe LSI humbin vota në koalicion, rrjedhimisht përkthehet në mospëlqyeshmëritë mes votuesve të njërës apo tjetrës parti. Pra PD humb vota pasi "besnikët" e saj nuk duan LSI-në, dhe e kundërta.

 

Ora 23:19
Sondazhi/ Përmbledhja e gjithë rezultateve
Ora 23:18
Sondazhi/ Erion Veliaj do vazhdojë ta drejtojë Tiranën edhe për 4 vite

68% e zgjedhësve të Tiranës të pyetur nga GPF Inspiring Research do votonin për kryetarin aktual Erion Veliaj i cili do triumfonte me 68% përballë 24 % të PD dhe 5 % të LSI, të cilat kanë pësuar një ulje të dukshme të mbështëtësve,

Ora 23:14
A do e dorëzojë Voltana Ademi Bashkinë e PD-së?!

Bashkia e Shkodrës e cila drejtohet nga PD me Voltana Ademin, do fitohej nga PD nëse zgjedhjet do mbaheshin sot e cila kryeson në sondazhin e GDF me 47% përballë 40% të PS. Ne qytetin e Jozefina Topallit shkelqen Bindja Demokratike me nje parashikim nga 8 deri 10%, rezultati me i larte ne gjithe vendin per BD.

Ora 23:08
Pjerin Ndreu i kthen Lezhën PS-së, PD dhe LSI humbin mbështetësit

Lezha e cila drejtohet nga të djathtët, do fitohej nga të majtët me kandidat Pjerin Ndreun nëse zgjedhjet do mbaheshin sot e cila do triumfonte me 53% përballë 39% të PD e cila do pësonte rënie bashkë me LSI. Nëse Bindja Demokratike duket se do fitonte deri në 4% të zgjedhësve.

Ora 23:05
PS i rrëmben Kukësin PD-së

Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot në Kukës, bastionin historik të PD, zgjedhjet do i fitonte PS me 53 % të zgjedhësve.

Ora 23:02
Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot Vlorën do e fitonte PS, LSI në rënie

Vlora do vijonte të mbetej triumfuese në Vlorë nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, ndërsa PD do pësonte një rritje të ndjeshme, ndryshe nga LSI e cila do kishte rënie. Bindja do fitonte deri në 4% të zgjedhësve.

Ora 22:56
Partitë e mëdha pësojnë rënie, PS mbetet triumfuese në Korçë

59 % e zgjedhësve të Korçës të pyetur nga GPF Inspiring Research do votonin për PS nëse zgjedhjet do mbaheshin sot. Të gjitha partitë kryesore duke nisur nga PS, LSI dhe PD do pësonin ulje në këtë bashki ndërsa ajo që vihet re është një % e konsiderueshme e Bindjes Demokratike.

Ora 22:52
Sondazhi/ PD humb mbështetësit në Gjirokastër, PS në epërsi

Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot 57% e zgjedhësve në Gjirokastër do votonin për PS ndërsa PD dhe LSI do pësonin një ulje të dukshme. Edhe Bindja Demokratike do fitonte një numër të konsideruar votash në këtë bashki.

Ora 22:46
SONDAZHI/ PS triumfon në Berat, PD i delegon zgjedhësit Bindjes Demokratike

63 % e banorëve të Beratit e pyetur nga GPF Inspiring Research do votonin sot për PS ndërsa PD do pësonte një ulje nga 26 në 25%. Ndërkohë që disa nga zgjedhësit e saj duket se do i kalojnë Bindjes Demokratike.

Ora 22:40
'Pengu' i Bashës, nëse zgjedhjet do mbaheshin sot në Dibër do fitonte PD

Bashkia e Dibrës e cila drejtohet nga PS, do rrëmbehej nga PD nëse zgjedhjet do mbaheshin ditën e sotme edhe pse ajo nuk është regjistruar për zgjedhjet lokale. 36% do votonin PS ndërkohë që 40 % do votonin PD. Edhe LSI pëson një rritje në krahasim me sondazhet e mëparshme, ndërsa Bindja Demokratike do rrëmbente  4%  të zgjedhësve.

Ora 22:25
Gara për Fierin, sondazhi nxjerr fitues PS

61 % e fierakëve e pyetur nga GPF Inspiring Research, nëse zgjedhjet do mbaheshin sot do votonin PS, e cila vazhdon të ketë të njëjtin rezultat me sondazhin e mëparshëm. PD do pësonte një rritje ndërsa vihet re se LSI do përsote një rënie të ndjeshme. Edhe Bindja Demokratike do rrëmbente disa zgjedhës.

Ora 22:16
SONDAZHI/ Ikën Dako në Durrës, PS mbetet triumfuese, Valbona 'mund' Valdonën

Bashkia e Durrësit e cila prej 3 mandatesh drejtohet nga Vangjush Dako duket se do vazhdojë të mbetet një bastion i Partisë Socialiste. 55% e personave të pyetur nga GPF Inspiring Research do votonin për Valbona Sako nga radhët e PS përballë 7% të Valdona Sakollarit nga Bindja Demokratike. Ndonëse partitë e tjera nuk kanë paraqitiur kandidat në këtë bashki PD do rrëmbente 27 % të votave, ndërsa LSI 6.5%, e cila pëson një rënie të ndjeshme me sondazhet e mëparshme.

Ora 22:01
Elbasan/ Kryeson PS, futet në garë edhe Bindja Demokratike

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot në Elbasan  e cila drejtohet nga Qazim Sejdini do triumfonte PS me 48% , ndjekur nga PD me 28 %. Ndërkohë që në sondazhet e mëpashme PS ka qenë kryesuese ndjekur nga PD. LSI duket se ka një rritje në krahasim me sondazhin e mëparshëm. Ajo që vihet re është futja në garë e Bindjes Demokratike.

Ora 21:55
REZULTATI/ Protestat e opozitës kanë qenë të dhunshme

71.8% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research thonë se protestat e opozitës kanë qenë të dhunshme ndërsa 20.1% e quajnë atë paqësore.

Ora 21:48
Sjellja e policisë së shtetit përballë protestuesve... 60% e konsiderojnë korrekte

Sjellja e policisë së shtetit gjatë protestave të opozitës sipas shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research, ka qenë korrekte ndërsa për 21.4% thonë se ka qenë e dhunshme.

12.6%  e gjykojnë si të butë sjelljen efektivëve.

Ora 21:41
Sondazhi/ Nëse nuk hapen negociatat me BE-në fajin e kanë protestat dhe kriza politike

Fajin nëse nuk hapen negociatat këtë vit 39.5% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research ia vënë protestave të opozitës ndërsa 31 %  e tyre ia vënë klasës politike në përgjithësi përfshirë këtu qeverinë dhe opozitën, duke nënkuptuar mungesën e dialogut mes tyre.

19.5% do bënin me faj qeverinë shqiptare, dhe 9.2% do e lidhnin këtë me situatën politike në vend.

Ora 21:36
A mund ta zgjidhë Meta krizën politike në vend?

75.9 % e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research nuk e vlerësojë si të besueshme figurën e Ilir Metës për zgjidhjen e krizës politike, ndërkohë që vetëm 19.3% e tyre mundësojë zgjidhjen e saj.

Ora 21:35
A duhet të marrin fund protestat e opozitës? Ja si përgjigjen shqiptarët

69.4% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research mendojnë se protestat e opozitës nuk duhet të vazhdojnë ndërsa 25.7 % thonë se duhet të vazhdojnë.

Ora 21:31
Shqiptarët kundër bllokimit të rrugëve

1557948770_7.jpg

75.1% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research janë kundër strategjisë së opozitës për bllokimin e rrugëve.12 % e mbështesin këtë ide por thonë se kjo nuk do jetë efikase ndërsa vetëm 12.9% e mbështesin.

Ora 20:46
Kriza politike/ 39.6% e shqiptarëve mendojnë se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë

GPF Inspiring Research ka pyetur shqiptarët për zgjidhjen e krizës aktuale politike. 39,6% e shqiptarëve mendojnë se duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të arritur një kompromis.

30.8% e shqiptarëve se jeta politike në vend mund të vazhdojë normalisht edhe pa PD dhe LSI.

25.1 % thonë se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme, ndërsa 4.5% mendojnë se duhet të krijohet një qeveri tranzitore me Ramën kryeministër për t'u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme.

Ora 20:45
'Një alternativë e besueshme...' Si e vlerësojnë shqiptarët Bindjen Demokratike?

19.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga  GPF Inspiring Research e vlerësojnë Bindjen Demokratike si një alternativë të besueshme të së djathtës.

22.4% e gjykojnë si një parti pak të besueshme të së djathtës ndërkohë që 5.3% thonë se do ta votojnë nëse PD nuk do shkojnë në zgjedhje ndërsa për 52.6 % është ende shumë herët për të vendosur.

Ora 20:40
A kanë shqiptarët dijeni për krijimin e partisë së Astrit Patozit? /REZULTATET

75.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga GPF Inspiring Research, kanë dijeni për krijimin e partisë më të re, Bindja Demokratike, të Astrit Patozit, forcë politike e cila është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 me kandidatët e saj për kryebashkiakë. 22.7 % janë përgjigjur që nuk kanë dijeni, ndërsa 1.6 % nga të intervistuarit nuk janë përgjigjur për këtë pyetje.

Ora 20:25
Sondazhi/ Cilët nga politikanët janë më të sinqertë? Kush kryeson e kush radhitet i fundit

Cilët nga figurat politike janë me të sinqerta në deklarimet e tyre publike? Shqiptarët e intervistuar nga GPF Inspiring Research, janë përgjigjur duke thënë se më i sinqertë në deklarimet publike duket kryeministri Edi Rama, me 42.5 %, pas tij ish-kryeministri Sali Berisha me rreth 29 %, Lulzim Basha vetëm me 10,2 %, ndërsa bie në sy se 4.8 % e përgjigjeve janë edhe për deputeten Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat.

Përqindjen më të ulët të sinqeritetit në deklarimet publike e ka presidenti Ilir Meta me 2.1 %.

Bie në sy se lideri demokrat dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë një rritje të vogël në përqindje sa i përket sinqeritetit, krahasuar me rezultatet e sondazhit të 13 marsit të këtij viti. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka një rënie drastike.

Ora 20:15
57.9% e shqiptarëve të pakënaqur nga gjendja aktuale në vend

GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e trete mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit. Më shumë se gjysma e shqiptarëve pra 57.9 % e gjykojnë si negative gjendjen e përgjithshme aktuale të Shqipërisë. 16.9% e gjykojnë si pozitive, ndërkohë që 24.6% si normale.

Në shifra vihet re një rritje e individëve të pakënaqur përkundrejt 51.1% të sondazhit të dytë dhe 55.3 % të sondazhit të parë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • riku: 16/05/2019 10:05

    ndryshimi i ligjit per vettingun ne polici eshte gabim i madh dhe nderhyrje e shtetit per ta kapur.. kjo me ben te lekundem per te votuar

    Përgjigju
  • raul: 16/05/2019 08:36

    Nje parti qe ka ne gjirin e saj elemente naziskine si Flamur Herman Geringu apo Klevis krrici i Faros apo si plaku i pjerdhur Spaho qe thote do demshperblejme naziskinet e Mamurrasit qe ndodhen prapa hekurave sa te vijme ne pushtet. fundi i botes . pradaj kjo parti nuk vjen kurre ne pushtet me keto lloj monstrash,,,

    Përgjigju
  • rezi: 16/05/2019 06:41

    Ore po kaq qorra jeni që nuk e shihni dhunën? Sigurisht votohet kush përpiqet të bëjë shtet. Pse jeni kaq të cekët sa mendoni se po votove dikë do marrësh post. Nuk janë militantët që bëjnë shtetin, janë strategjitë e partisë fituese që bindin popullin për ti dhënë votën. I bëra pyetje vehtes: po kush janë ata 20% që nuk kanë parë dhunë? Mund të mos kenë parë TV, po dhunë? Bën muuuuuu. Historia 30 vjecare e nxjerr PD, parti dhune, më vjen keq, jo se është partia por drejtuesit e saj që me dhunë erdhën në pushtet, dhe kur populli i dha dërmën, u kujtua prapë për dhunë. Dhe dicka: i vë mikrofonin një drejtuesi të PD por nuk guxon gazetari të pyesë, ore për ato bombat mbani përgjegjësi ju? Prit, thotë Spaho, të mbaroj mendimin...dhe gazetarët(i thënshin) nuk ndihen më, nuk ka pyetje në lidhje me përgjegjësitë që duhet të mbajnë për shkatërrimet. Edhe në studio, që gjoja moderatorë...s'ka pyetje, gëk mëk. Ore po c'bëhet kështu? Liri e fjalës nuk do thotë liri e shkatërrimit dhe mos dënimit për dëmin e shkaktuar. O populll zgjohuuuu!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 15/05/2019 23:42

    E pane te gjithe qe aty dhune u ushtrua apo duhet hedhur naj C4 qe tjet dhune !

    Përgjigju
  • Teri: 15/05/2019 23:04

    Bindja democratike nuk eshte parti per demokratet

    Përgjigju
  • Iliri: 15/05/2019 20:57

    Sigurisht Rama me I besuari ,por me pune me te mire ta rrise me teper besueshmerine Shihni ciftin presidencial sa I besueshem eshte

    Përgjigju
  • xreport: 15/05/2019 20:32

    sondazhe koti. shqiptaret kurr nuk e thon te verteten ne sondash pot ne votim

    Përgjigju
  • Genti: 15/05/2019 16:31

    Sigurisht "te keqen me te vogel", PS me Ed Ramen

    Përgjigju
    • Beni: 15/05/2019 20:55

      Mjerë ne se nga kush përfaqësohemi... Ka të drejtë BE që nuk na fut në europë kur ka tipa si puna jote...

    • Robshi: 15/05/2019 18:05

      E ke kap filmin dhe analiza jote është e drejtë...fiks e keqja me e vogel është...fuge ti je

  • Kalsiander: 15/05/2019 11:47

    Përfundimisht dhe absolutisht vota ime shkon për Edi Ramën. Na ka ngelur që votimi të mos bëhet i fsheht që këtyre monstrave të pd-s t’ju mbushet rradakja që populli nuk i voton. Na kujtuan 97 maskarenjt! Mjaft!

    Përgjigju
    • Eliot: 15/05/2019 20:53

      Po shoku votoje dhe të të rrojë sa Malet... Besoj ndonjë post të mirë duhet të kesh qe je dashuruar kaq shumë me Ramën... Fol për veten tënde se ti nuk përfaqëson gjithë popullin...

    • Gerti: 15/05/2019 13:34

      Ne kohen e xhaxhi saliut shoku kish shum parti ne fakt . Edhe atehere monolesh ishte sa per djeni . Mjaft u zuret e rezikuat jeten se sja vlen M.. ata M.. keta . Respekte

    • Andi: 15/05/2019 12:25

      Normale qe do kujtojne 97 o shoku komunist... Cfare do ti te vazhdojme si ne kohen e xhaxhit Enver monoparti,me vjen shume keq ku eshte katandisur kjo situate ku populli kerkon te jete akoma jo per faktin se eshte Edi Rama i preferuari yt por qe diskuton te bej zgjedhje pa opoziten...dhe kerkojne te hyme ne europe me tipa si puna tende...

  • Donela: 15/05/2019 10:38

    Vota ime pa asnje medyshje eshte per Edi Ramen,eshte e vetmja alternative e besueshme qe po punon per kete vend megjithe pengesat e medha nga kjo monster opozite.

    Përgjigju
    • hakmarrje: 15/05/2019 21:47

      Koment i mirë Rama do votohet permanet deri sa të jetë aktiv në politikë mjafton të kujtohet vetëm borxhi i shtetit si rreziku ma i lartë për tu rrokullisë vendi e sa për obskurantizmin që i është bërë si në parlament si jashtë nga grupe dhe individë të krimit po se fillohet nga protesta e gjoja armëve siriane e deri më tani vërtetë e pa besushme çfar obstrkcionesh të pa numërta

    • xreport: 15/05/2019 20:32

      andi: nuk eshte leku injorant si ti

    • Andi: 15/05/2019 12:21

      Besoj ke ndonje poste Drejtori se nuk besoj te jesh kaq e kenaqur me qeverine...

  • Ana: 14/05/2019 17:56

    Dhe ta dini se sot kerkova te ju se kur do e jepnit..me plq te marr vesh se cmendonj shqiptaret por jo nga partit.

    Përgjigju
  • Arben guri: 14/05/2019 17:31

    Votoj PS e vetmja parti

    Përgjigju
    • Alb: 16/05/2019 15:05

      Nese esht e vetmja alternative, pse nuk thu qe paskemi marre fund!

    • Drejtësia po vjen: 16/05/2019 11:57

      O elliot ,,ti po e baje shurren tek dera e kryeministris??E din at fjalën e urt??Kur të vjen ngordhja vete e ban shurren në der t xhamis??EDHE JU,,JU KA ARDH FUNDI ,,,Bashk me at LURASHIN TUJ

    • Elliot: 15/05/2019 20:48

      Votoje vëlla se me tipa si puna juaj po na mbyllin negociatat,boll të jetë Rama yt mirë pa le të vejë në të sëmës populli... Karagjoz

    • Leonard: 15/05/2019 16:26

      PS e vetmja alternative per Shqiperine Europiane. PeDeja nje organizate kriminale qe punon kunder interesave te Shqiperise.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja