SONDAZHI i GPF/ Surprizon Bindja Demokratike, 19.7 % i besojnë si alternativë 

SONDAZHI i GPF/ Surprizon Bindja Demokratike, 19.7 % i besojnë si alternativë 


Partia Bindja Demokratike duket se po shndërrohet në ‘LSI-në’ e së djathtës shqiptare, duke dobësuar drejtpërdrejtë pozitat e Partisë Demokratike në elektorat. Edhe pse kanë kaluar vetëm tre javë nga krijimi i saj, sondazh i tretë i institutin italian ‘GPF Inspiring Research’, në bashkëpunim me Televizioni Report TV, konfirmon një mbështetje befasuese të qytetarëve shqiptarë për Partinë Bindja Demokratike, e cila do të testohet fillimisht në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe më pas në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Fillimisht, 75.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga GPF Inspiring Research, shprehen se kanë dijeni për krijimin e partisë më të re, Bindja Demokratike, të Astrit Patozit, forcë politike e cila është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 me kandidatët e saj për kryebashkiakë.

22.7 % janë përgjigjur që nuk kanë dijeni, ndërsa 1.6 % nga të intervistuarit nuk janë përgjigjur për këtë pyetje. Ndërkaq, 19.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga GPF Inspiring Research e vlerësojnë Bindjen Demokratike si një alternativë të besueshme të së djathtës

. 22.4% e gjykojnë si një parti pak të besueshme të së djathtës, ndërkohë që 5.3% thonë se do ta votojnë nëse PD nuk do shkojnë në zgjedhje. Ndërsa për 52.6 % është ende shumë herët për të vendosur. Sondazhi konfirmon mundësinë e përsëritjes së historisë së 14 viteve më parë, ku u krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim, por me ndryshimin se partie e re u krijua në gjirin e Partisë Demokratike dhe kostoja shkon pikërisht për këtë të fundit.

Në vitin 2005, për shkak të turbullirave të brendshme dhe luftës për pushtet brenda Partisë Socialiste, Ilir Meta krijoi LSI. Partia e re e Ilir Metës mori disa deputetë, por kontribuoi në humbjen e PS në zgjedhjet parlamentare. Ndërkaq, për të evituar këtë fat, Partia Demokratike ka nisur një fushatë sulmesh ndaj Partisë Bindja Demokratike, duke e paraqitur këtë të fundit si lojë të kryeministrit.

Po, ashtu një parti pranë PD kërkoi disa ditë më parë në Kolegjin Zgjedhor çregjistrimin e Bindjes Demokratike nga zgjedhjet lokale, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata e zgjedhjeve. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja