Situatat konfliktuale në Big Brother Vip Kosova, Arbenita Ismajli reagon kundër Vivien

Situatat konfliktuale në Big Brother Vip Kosova, Arbenita Ismajli reagon kundër Vivien

Arbenita Ismajlit, modele

Situata në  Big Brother Vip Kosova është rënduar këto kohë pas disa debateve mes banoreve Vivien dhe Xhuli, pasi sipas Vivivt ajo ka ndërhyre mes lidhjes së saj me reperin  Getinjo, i cili ishte po ashtu banorë në BBVK.

Vivien debatoi ashpër me Xhulin, të cilës i tha se nuk ka ku të shkojë pasi të dalë nga formati. Nga ana tjetër, Xhuli tha se ajo është punëdhënëse kurse Vivi punëmarrëse duke shtuar se me siguri jeton me shtëpi me qera në Tiranë. Debatet mes tyre sollën edhe një reagim nga Getinjo, i cili publikoi disa mesazhe që Xhuli i kishte shkruar muaj më parë për tu takuar, por ai nuk i ishte përgjigjur. Reperi pretendon se Xhuli po sulmon Vivin vetëm prej inatin e tij.

Më pas, banorëve u është dhënë një lojë për t'i bërë njëri-tjetrit pyetje anonime. Dhe një pyetje që iu drejtuar Gresës ishte "Pse ndërhyn mes çifteve apo e ke traumë nga e kaluara duke qenë se i ke prindërit e divorcuar?", gjë që e preku shumë Gresën. Edhe pse nuk dihet kush e bëri pyetjen, ka dyshime se e ka bërë Vivi.

Gjithë këto situata sollën reagimin e Arbenita Ismajlit në Instagram e cila ka shpërndarë një foto të Vivit. Ajo nuk e ka shoqëruar foton me asnjë fjalë por vetëm me tre emoji një palaço, një djall, dhe një bretkosë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës