Skënderbeu-Beshiktash, Josa ia
beson ‘shpatën’ Salihit për turqit

Skënderbeu-Beshiktash, Josa ia<br />beson ‘shpatën’ Salihit për turqit
Trajneri i ekipit të Skënderbeut Mirel Josa ka dhënë deklaratat e fundit në media para ndeshjes së parë për grupet e Europa League përballë Beshiktashit.
 
Sfida do të zhvillohet në Elbasan Arena dhe tekniku beson se ekipi këtë herë, ndryshe nga ndeshja me Dinamon e Zagrebit do të jetë më i lirshëm, pasi objektivat i ka arritur.
 
Ndërsa ka vlerësuar si lojtarin kryesor të ekipit, sulmuesin shkodran Hamdi Salihi, i cili shënoi 5 gola në ndeshje eliminatore.
 
“Për ne është një eksperiencë e re dhe është eksperiencë e parë në grupet e Europa Ligës.
 
Kemi përballë skuadra shumë të mira. Për ne Hamdi Salihi është lojtar kryesor i skuadrës.
 
Hamdi Salihi është lojtar shumë i mirë për ne. Ai është gati. Salihi është rikuperuar.
 
Skuadra do të luajë më e lirshme se sa në ndeshjen me Dinamon e Zagrebit.
 
Ne luajmë me Beshiktashin që ka buxhet më të mirë se sa ne.
 
Lojtaret e mi kanë eksperience dhe besoj te një përfaqësim dinjitoz”deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim