Skënderbeu mund Vllazninë dhe
merr kryesimin, por humbet Salihin

Skënderbeu mund Vllazninë dhe<br />merr kryesimin, por humbet Salihin
Skënderbeut i mjafton një gol për të mundur Vllazninë dhe për t’u ngjitur në krye të renditjes së bashku me Teutën pas dy javëve të para të kampionatit.
 
Golin e fitores për ekipin e Skënderbeut e shënoi Arapi me një goditje të fortë duke mposhtur Dragojevicin në të 15’.
 
Por, fitorja u ka kushtuar shumë kampionëve të Shqipërisë, pasi kanë humbur për 3 javë shërbimet e sulmuesit Hamdi Salihi, i cili u dëmtua në fushë përballë ish-ekipit të tij.
 
Kështu sulmuesi nuk do të jetë në gjendje që të zbresë në fushë të paktën për ndeshjen e parë në Europa League ndaj turqve të Beshiktashit, më 17 shtator në “Elbasan Arena”.
 
Pas ndeshjes trajneri Josa deklaroi se “Salihi ka një tërheqje në biceps, të enjten do të dalë në mëngjes pas rezonancës më e saktë përgjigja, por besoj që për tre javë nuk do të dalë me skuadrën, të paktën ashtu siç tha mjeku në pamje të parë”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim