‘S’ka bërë njeri dhunë si Olta Gixhari’/ Ish-banori i ‘BBVIP2’ akuza mbi produksionin: Ja si po favorizojnë

‘S’ka bërë njeri dhunë si Olta Gixhari’/ Ish-banori i ‘BBVIP2’ akuza mbi produksionin: Ja si po favorizojnë

Gent Hazizi

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Gent Hazizi, ka folur së fundmi rreth vendimit të ashpër të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.

Genti u shpreh se Olta Gixhari ka qenë ajo që ka ‘instaluar dhunën’ në “Big Brother Vip”, por nuk është dënuar asnjëherë.

“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që sulmoi, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është penalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarf të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”, tha ai në Wake Up.

Kujtojmë se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin. Të gjithë i kujtojmë përplasjet e forta mes dy kolegëve që sollën në shtëpi një klimë aspak miqësore që në ditët e para.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dea: 04/03/2023 17:39

    Po ik mo rob koti. Ti ishe me i urryeri aty ne shtepi . Dhe i neveritshem biles

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana