Olta Gixhari është në pritje të fëmijës së dytë dhe ka organizuar një “baby shower”, në të cilën morën pjesë familjarë, të afërm dhe miqtë e aktores.
Aktorja është në pritje të një djali, lajm të cilin e ka ndarë sot me publikun.
‘Ju plotesua dëshira Amarit! Faleminderit zot për gjene me te shtrenjte qe me ke dhënë Familjen! Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe me speciale.
Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë.’- shkruan Olta.
Komento