'S'ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur'/ Braçe- Kryemadhit: E ka si luks besimin! I përgjigjet me shembullin e Papës

'S'ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur'/ Braçe- Kryemadhit: E ka si luks besimin! I përgjigjet me shembullin e Papës

Zv. kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Teorinë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi se 's'ka COVID, ku beson në Zot jeton i lumtur', zv. kryeministri Erion Braçe e cilëson si banale, teksa si kundërpërgjigje jep shembullin e Papës në Itali.

Me anë të disa fotove të publikuara, Braçe shkruan se dhe Papa është një besimtar, por pavarësisht kësaj respekton të gjitha masat anti-COVID; mbajtjen e maskën dhe distancimin.

Mëgjithatë, përveç kësaj, me nota ironie, Braçe është kujdesur që të vë theksin në një detaj të rëndësishëm, modestinë e Papës, atë që ai quan "pushtet i së mirës'.

"Fuqia e shembullit qe duhet ndjekur! Virusi nuk ka ikur! Fuqia e tij nuk eshte zbehur! Transmetueshmeria nuk ka limite! Beteja vijon! Provojme te jetojme, punojme duke u pershtatur me te! Shihni shembullin ne respektimin e rregullave ne betejen kunder virusit; Shihni shembullin e modestise nga ku duket se pushtet nuk eshte makina e luksit, hapja e mbyllja e deres nga te tjeret! Kam pare e degjuar keto 7 dite, udheheqes e udheheqese qe sfidojne rregulla e ligje ne betejen kunder virusit duke ju referuar Zotit, besimit ne te, vullnetit te tij, madje duke bere si Zot;

Aq banalisht e bejne kete sa kujtojne se kjo bote eshte e vogel dhe e mbyllur maj nje mali, teneqeve te luksit te nje makine, mureve prej parash te nje shtepie! Fuqia e shembullit te keq i ben te dukshem! Por, urdheroni shembullin e mire nga Vatikani dhe udheheqesi i nje shumesie pafund besimtaresh; Distance fizike, maske edhe pse jashte ne ajer, kontakt me berryl e pa takuar duart, fjale e ngrohte e thirrje per te qendruar te bashkuar deri ne fund per te dale me mire nga kjo krize; ne fund, nje makine e vogel e zakonshme deren e se ciles e hap dhe e mbyll vete nje pape!

Ky eshte pushteti i se mires, modesti e barazi, pozitivitet e fjale e mire, nen rregulla si gjithkush! Kush si ben dot keto por shan, mallkon, shpif, sfidon, refuzon, rrezikon te tjere me gjithe sa ben apo nxit te bejne, me keq-vjedh e fuqi i jep hajdutit e kriminelit, e ka si bizhu luksi besimin, e fyen sa here e permend Zotin! Mbaje masken ne cdo ambjent publik, ambjent te mbyllur, mbaj distancen e sigurise, laj ose dizinfekto duart, jeto jeten me gjithe ngjyrat e saj",
shkruan Braçe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kuq: 03/09/2020 20:16

    ky eshte simboli i vjedhjes se votave, manipulimit te njerezve, kriminelit provincial te vesh me PUSHTet

    Përgjigju
  • Ana: 03/09/2020 09:53

    Te gjithe hajdutet jetojne te lumtur.

    Përgjigju
    • Lavire Monik: 03/09/2020 17:44

      Hajdut eshte Likja jo une..... une jam fukaraje

  • Kones: 03/09/2020 09:13

    Te leshuan ty kone, te bertasesh poshte e lart. Ju ka hyre tartakuti o te uruar. Qeverisni, merni vendime per popullin mos derdellitni kot se jeni pushtet. E keni mbytyr e stermbytur populli me llafe llafe llafe, e mga ana tjeter po pasuroheni cdo sekonde jo cdo dite e me shume. Maskarenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen