S'ka rimbursim për Rrugën e Kombit! Koncensionari 'presion' shtetit, u merr tarifën invalidëve

Kalimi në rrugën e Kombit për invalidët është falas. Por prej datës 5 korrik, invalidët që kanë kaluar përmes traut të vendosur në Rrugën e Kombit, kanë kryer pagesën prej 5 eurosh për çdo kalim. Një lajm të tillë e dha fillimisht kryetar i Shoqatës se Invalidëve të Punës të Qarkut të Kukësit, Mustafe Luzha. Shqiptarja.com u interesua edhe më tej, dhe mësoi se prej 4 ditësh tashmë, invalidët, për arsye të panjohura zyrtarisht, paguajnë të njëjtën vlerë si udhëtarët e zakonshëm.

Në mesin e tyre ka shumë invalidë të cilët duhet të vijnë shpesh nga Kukësi në Tiranë për të kryer shërbimet e nevojshme shëndetësore, siç është rasti i dializën. Siç kreu i Shoqatës së Invalidëve thotë, kjo kategori personash, për të lehtësuar shpenzimet e lëvizjeve thuajse të përditshme drejt kryeqytetit, janë detyruar të kthejnë makinën nga naftë ose benzinë me gaz, për të kursyer paratë e karburantit. Por tashmë janë rënduar edhe më shumë nga pagesa e taksës.

"Më datën 5 korrik të këtij muaji shoqëria kontraktuese e autostradës tek trari ka filluar me një urdhër verbal që t'u merret taksa invalidëve. Kanë shoqëruar edhe invalid në komisariat, pasi kanë kundërshtuar të paguajnë taksën, pasi nuk kanë qenë të lajmëruar, nuk kanë asnjë lajmërim edhe nga shoqata.  Invalidët për hallet personale kanë kthyer motorin me gaz që të paguajnë pesë mijë lek për të shkuar për të bërë për dializën apo mjekimet e tjera", u shpreh Luzha për Report Tv.

Nga burime për Shqiptarja.com pranë koncensionarit, mësohet se administratori i kompanisë koncensionare, prej 8 muaj i ka nisur të plota të gjithë kalimet e invalidëve, dhe shumën totale që duhet kompensuar nga shteti, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kjo duket të jetë një formë presioni e koncensionarit ndaj shtetit për mungesën e kompensimit, lëvizje e cila bie mbi kurrizin e qytetarëve të pafajshëm.

Luzha ju bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të merren masa për ndalimin e pagesës për këtë kategori personash në të kundërt paralajmërojnë greva. "I kërkoj Kryeministrit, pushtetit lokal, institucioneve përkatëse që të merren masa sa më shpejt që mos të hidhemi në grevë. Se po hidhemi në grevë do ta shohë gjithë bota se po bëhet poshtërsi në Shqipëri", tha Mustafe Luzha.

Në qarkun e Kukësit janë 300 invalidë të punës që përdorin automjete të vogla, të cilët për nevojat e tyre shëndetësore lëvizin drejt Tiranës përmes Rrugës së Kombit. Sipas kontratës me koncensionarin, të gjithë invalidët përjashtohen nga tarifa dhe kalojën falas në Rrugën e Kombit, vlerë e cila rimbursohet nga shteti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/07/2019 21:09

    Ministria e infrastruktyres duhet te bej transparente kushtet e kontrates me koncensionarin. Kryeministri Rama ja deklaruar se koncensionari ne investimet e tij do te plotesoj te gjitha veprat e lena pergjysem dhe sipas formes PPP shteti do ja shlyej per 13 vjet , keshtu shteti duhet te kontrolloj tratet per oagesen e rruges dhe jo koncensionari. Ne rast se koncensionari merr edhe oarat e rruges dhe parat qe do i shlyej shteti atehere kjo kontrate eshte super abuzive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë