S’ka ujë, fermerët e Kamenicës në protestë: Rreth 40 hektarë toke ka mbetur pa ujitje

70 familje të fshatit Kamenicë në Korçë nuk kanë ujë për vaditjen e tokave. Ata protestuan për hapjen e kanalit vaditës, duke i kujtuar premtimin e pa mbajtur kryebashkiakut Sotiraq Filo.

Fermerët e fshatit Kamenicë në Korçë protestuan këtë të premte pasi perimet dhe drurët frutorë po thahen për shkak të mungesës së ujit për vaditje.

“Rreth 40 hektarë toke ka mbetur pa ujitje ne temperaturat ekstreme te korrikut, ndërsa bashkia e Korçës është në dijeni por nuk ka marrë asnjë masë. Banorët thonë se gjatë fushatës elektorale Sotiraq Filo u kishte premtuar hapjen e kanalit vaditës, por premtimi nuk është mbajtur”, u shpreh një banor.

Kamenica me 70 familje vuan dhe mungesën e rrugës e kanalizimeve për ujërat e zeza.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja