'S'ka Zot', incident në ceremoninë e faljes së Namazit nga myslimanët, një 40-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë në ditën e Fitër Bajramit (VIDEO)

TIRANË-Një person është përpjekur të prishë ceremoninë e faljes së Namazit të Ditës së Fitër Bajramit në sheshin 'Skëndërbej'. Një burrë ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si 'S'ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë'. 

40 vjeçari Besim Grosha ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Zëvendëskryetari i  Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, e cilësoi në një prononcim për mediat tha se ishte një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin. Ndërkohë që policia ka njoftuar se po punon për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes. 

Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Kremtimi ka nisur rreth orës orën 05:40 ndërkohë që zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:29
Policia, informacion zyrtar: 40-vjeçari ishte lyer me benzinë, u ndalua nga qytetarët

Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin 'Skënderbej'.

"Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ora 07:14
Pamjet, ja si tentoi të vetëdigjej me benzinë një person në ceremoninë e Fitër Bajramit në Tiranë

Report Tv ka siguruar pamjet e incidentit të ndodhur  mëngjesin e sotëm në sheshin 'Skënderbej', ku një person ka tentuar të vetëdigjet në ceremoninë e faljes së namazit së Fitër Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Ora 07:03
Incidenti në ceremoninë e faljes, Komuniteti Mysliman: Person në kushte të rënduara, jo besimtar me mendje të shëndoshë (VIDEO)

Zëvendëskryetari i  Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, e cilësoi në një prononcim për mediat tha se ishte një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

"Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Ndodhi për shkak të problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë", tha ai.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës