Skandal/ Gjykatat martuan 20 vajza të mitura në 2019, shfrytëzuan një hapësirë në Kodin e Familjes

Martesa e vajzave para moshës 18-vjeç vijon të mbetet një fenomen shqetësues, i shëmtuar dhe me natyrë primitive në Shqipëri, po shqetësimi merr një tjetër dimension kur martesa të tilla, të ndaluara nga konventat ndërkombëtare, legalizohen dhe vulosen nga gjyqtarët shqiptarë. Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, gjykatat shqiptare kanë lejuar martesën e 20 vajza të mitura, pra nën moshën 18 vjeç. Sipas INSTAT, ky numër është ulur në krahasim me vitin 2018, kur u regjistruan 24 martesa të vajzave nën 18 vjeç, me vendime gjykate. Vajzat e mitura janë martuar me meshkuj të moshës nga 19-35 vjeç. Ndërkaq, referuar vendimeve të gjykatave për lejimin e martesave nuk ka një vlerësim psikologjik të vajzave të mitura, ndërsa në disa raste nuk janë përfaqësuar as me avokat.

Kodi i Familjes në Shqipëri, në pikën e parë të nenit 7, ndalon martesën nën moshën. Por, pika e dytë e këtij neni parashikon që “gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe”. Pikërisht kjo pikë e Kodit të Familjes po përdoret për lejimin e martesave të vajzave të mitura. Ndërkaq, Konventa e Këshillit të Evropës e njohur si Konventa e Stambollit, kundër dhunës ndaj grave, në nenet 32 dhe 37, u kërkon shteteve përkatëse, përfshirë edhe Shqipërisë, që të marrin masa dhe të bëjnë të pavlefshme martesat nën moshën 18 vjeç.

Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (CEDAW), e nënshkruar nga Shqipëria, ndalon martesat e hershme dhe u kërkon shteteve palë të rishikojnë legjislacionin, duke forcuar rregullat për rastet e veçanta të lejimit të martesave nën 18 vjeç. Martesat e hershme konsiderohen edhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhunë me bazë gjinore dhe shkelje e të drejtave të tyre. Martesat nën moshën 18 vjeç, të legalizuara nga gjykatat shqiptare, reflektohet si shqetësim edhe në raportet e organizmave ndërkombëtare për Shqipërinë, sa i takon të drejtave të njeriut.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/07/2020 02:14

    Aty nga fundi I viteve 90'kur isha studente ne UT, nje student nga veriu,shok kursi na tregonte se motren e vogel ,familja ia kishte fejuar qe ne djep.Ne mbetem te shtangur sepse mendonim qe martesa ne djep qe jo vetem e ndaluar ,por e shkulur me rrenje si concept gjate kohes se komunizmit.Shoku nuk ishte as pro as kunder kesaj martese ,na e tregoi thjesht gjate nje diskutimi pas klases kur po diskutonim te drejten zakonore.Besoj se keto zakone kane vazhduar edhe gjate komunizmit por rralle,fshehurazi,e ne zona teper te thella ,ku zor se shkelte qyteterimi modern.Duket se disa nga keto zakone si martesat me te mitur apo gjakmarrja u rrikthyen prape pas 90' ne grupe te vecanta popullsie dhe ne zona te vecanta,kjo per mungese te zhvillimit te popullsise,indiference te shoqerise,si dhe per shkak te dobesise te shtetit ligjor.

    Përgjigju
  • Nino: 20/07/2020 19:31

    Nuk e kuptoj se cfare te keqe ka te martohet vajza nen 18 vjec me DESHIRE dhe miratimin e prinderve..? Edhe motra ime te ishte dhe po te kishte deshire pse jo se nuk perben krim, krim perben martesa me force/dhune apo per qellime abusimi/prostuticioni...

    Përgjigju
    • Nino: 21/07/2020 11:04

      More shok po ti po vendos per jeten dhe fatin e te tjereve kur keta kane vendosur te martohen vete me deshire? Ore e kupton se cfare po flet - keto ligje jane ligje diktature. Edhe ne Texas mund te martohesh me nje vajze nen 18 vjec me deshire dhe pelqimin e prinderve... Me mire te martohet rinia apo te degjenerohet, si thua ti?

    • Xhaxhiu: 20/07/2020 19:54

      More shok, po si mund te duket normale nje martese e tille nen moshe?! Vajza ashtu si dhe djali nen 18 vjec jane shume te papjekur dhe te paformuar. Me kalimin e viteve do ndryshojne aq shume, sa do behen pishman qe jane martuar heret dhe nuk i kane dhene vetes mundesine te formohen ashtu sic duhet, te bejne eksperiencat e tyre ne jete. Per mashkullin nuk eshte edhe aq problematike, por per femren pasojat jane te renda, me shtatzani ne nje moshe fare te re dhe veshtiresite ne arsimim. Kjo martese me shume mundesi do perfundoj ne divorc si shumica e cifteve qe martohen shpejt sot. E kush e merr me ate vajze per grua me mentalitetin qe kane shqiptaret?! Keqardhje qe ende vijon ky fenomen kaq i demshem ne shoqerine tone.

  • Arbëri: 20/07/2020 18:40

    Ka disa që ende vazhdojn nga koha e osmanlinjve të flliqur...!!!

    Përgjigju
    • Llazi: 20/07/2020 22:59

      Po me harbu në moshë të vogël spaska problem, me pasur dashnor, me e kaluar dorë më dorë shokët e dashnori, kjo nuk është problem, por me u martu në këtë moshë qenka problem,.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë