Një skandal me vlerë rreth 700 milionë euro dhe që përfshin 5 banka, ka përfshirë Italinë. Hetimi, i cili ka nisur që në vitin 2016, pas dyshimeve të forta të një skeme mashtrimi me investimet në diamante. Mësohet se më shumë se 700 milionë euro janë konfiskuar nga dy kompani private dhe 5 banka. Sipas hetimit të prokurorëve në Milano, ka rezultuar se shitja e diamanteve nga këto kompani dhe banka, bëhej me një çmim të dyfishtë, në krahasim me listën ndërkombëtare të diamanteuve të njohura në të gjithë botën.
Dy kompanitë, DPI dhe IDB, kishin filluar një biznes me shitjen e diamanteve përmes disa bankave, ku drejtuesit dhe këshilltarët e bankave kanë pasur një rol aktiv në joshjen e klientëve për të investuar. Nga krahasimi i bërë për diamantet e shitura me ato të tregut botëror, është zbuluar se këto gurë të çmuar edhe pse ishin me të njëjtin karat, shkëlqim dhe pastërti, shiteshin me çmim të dyfishtë.
Pre e kësaj skeme mashtrimi janë bërë mbi 100 persona, mes të cilëve edhe shumë figura të njohura, si Vasco Rossi, i cili kishte investuar 2.5 milionë euro, që do t’i ktheheshin në gurë të çmuar. Sipas hetimit, drejtorët dhe këshilltarët financiare kanë pasur një rol aktiv në joshjen e klientëve për të investuar. Mediat italiane shkruajnë se përveç kryetarëve të dy kompanive të shpërndarjes së gurëve të çmuar, janë vënë nën hetim edhe menaxherët e bankave.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.2%
-
Keq
62.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 706
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine
26 Prill, 15:35
-
Kufiri 3.5% i protestave paqësore dhe lëvizjet e dhunshme
26 Prill, 15:31
-
Prizren, Burri tenton të vrasë ish-vjehrrin në oborrin e Gjykatës
26 Prill, 15:31
-
Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik
26 Prill, 15:25
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump
26 Prill, 15:17
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:15
-
Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën
26 Prill, 15:12
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse
26 Prill, 15:05
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës
26 Prill, 15:01
-
Rritet numri i kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit
26 Prill, 14:49