Nuk është aspak për t’u çuditur.

Pas fotos së Mariah Carey teksa bënte palestër me taka, tashmë ajo është fotografuar gjatë pushimeve të saj, e veshur më këpucë me taka super të larta në dëborë.

Ndryshe nga të tjerët,  Carey ka zgjedhur një fustan të ngushtë të zi dhe një pallto bezhë.

Me flokët e krehura dhe me vëthët me gurë shkëlqyes, mesa duket kjo është veshja e duhur e Mariah Carey për pushimet dimërore. 

mariah
(Mariah Carey me këpucë me taka në dëborë)

Mariah Carey

(Mariah Carey me këpucë me taka në palestër)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)